Hidromorava

MASHT-i harxhon mijëra euro për revistën që nuk shpërndahet nëpër shkolla

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Qëkur ka filluar të botohet para dy vjetësh, vetëm një numër i revistës “Mësuesi i Kosovës” është shpërndarë në shkollën fillore “Elena Gjika” në Prishtinë. Për nxjerrjen e kësaj reviste Ministria e Arsimit harxhon 19 mijë euro në vit, shkruan sot Koha Ditore.

Sado që botimi i saj bëhet në baza mujore dhe llogaritet të shpërndahet falas, drejtori i kësaj shkolle, Osman Vitia, ka thënë se nuk kanë qasje në të.

“Kjo revistë e ministrisë nuk vjen. Nëse nuk gaboj njëherë ka ardhur një numër i saj dhe pastaj është ndërprerë. Nuk e kemi parë më. Nuk mund të flasim për të derisa nuk e kemi pasur ta studiojmë, por nëse do të sillte metodologji të punës mbase do t`i kontribuonte kuadrit mësimor”, ka thënë ai.

Uji Dea

Edhe drejtoresha e shkollës fillore “Emin Duraku”, Valbona Hadri, ka thënë se revistën “Mësuesi i Kosovës” vetëm dy herë e kanë parë në shkollë, madje para dy vjetësh. “Nuk e di se kujt ia dhurojnë atë revistë, por në shkollën time vetëm dy herë ka ardhur edhe atë kur ka dalë prej fillimit. Tash është harruar, bile as edhe njëherë nuk e kemi pasur në dorë prej asaj kohe”, ka thënë ajo.

Ngjashëm është shprehur edhe Hevzi Ramadani, zëvendësdrejtor i shkollës fillore “Musa Zajmi” në Gjilan. Ai ka thënë se kjo revistë nuk u është shpërndarë asnjëherë në shkollë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.