Eko Higjiena

MASHT-i fsheh faktet për skandalin me tekstet

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Pas shkrimit me dokumente të siguruara nga MASHT-i, lidhur me tenderin njëburimor për skandalin me tekstet shkollore, ky institucion është mbyllur, duke kërkuar afate shtesë për dhënien e këtyre dokumenteve. Analistët shprehen se nuk duhet përjashtuar mundësinë që i tërë tenderi ka qenë i projektuar për çështje biznesi dhe interesi të një grupi, e jo për nevojat e shkollave për tekste mësimore.

Transparenca në institucionet tona, në nivelin zero

Burjani:Tenderi njëburimor projektohet për njerëz të caktuar

FIDANISHTJA

Pas shkrimit me dokumente të siguruara nga MASHT-i, lidhur me tenderin njëburimor për skandalin me tekstet shkollore, ky institucion është mbyllur, duke kërkuar afate shtesë për dhënien e këtyre dokumenteve. Analistët shprehen se nuk duhet përjashtuar mundësinë që i tërë tenderi ka qenë i projektuar për çështje biznesi dhe interesi të një grupi, e jo për nevojat e shkollave për tekste mësimore

Ka dy ditë që gazeta “Kosova Sot” është duke i pritur kontratat, çmimet dhe sasinë që MASHT-i ka blerë libra nga shtëpitë botuese. Ndonëse dokumentet janë në MASHT dhe një pjesë e tyre janë gjetur, gazetës nuk i janë dhënë, me arsyetimin se tani e tutje këto dokumente duhet të merren përmes Zyrës për informim, ngase aty i dërgon sekretari permanent i MASHT-it, Haki Sfishta.

Gazeta “Kosova Sot” dokumentet për tre vjet me radhë i ka marrë nga drejtoritë përkatëse, përkatësisht kontratat e vitit 2009, 2014 dhe atë të vitit 2015. Mirëpo, gazeta nuk e ka të qartë se pse nuk vazhdon MASHT-i me tempin e njëjtë, të dhënies së dokumenteve. A u prek kush nga shkrimet që pasqyrojnë realitetin? Enigmën se si është dhënë tenderi për librat falas nga viti 2008 e këndej mundet vetëm MASHT-i ta zbardhë, përmes dhënies së dokumenteve, përmes transparencës që obligohet me ligj. Është goxha torturuese që gazetarët të enden nëpër zyrat e ministrisë dhe askush të mos u jap një informatë apo dokument që nuk është dhe nuk do të duhej të jetë sekret për librat që janë blerë dhe janë paguar nga taksat e qytetarëve të Kosovës./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.