Mobi Casa

Mascherano i frikësohet Shaqirit

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Mesfushori shkatërrues i Argjentinës, Javier Mascherano, do ta ketë një rol të veçantë në sfidën ndaj Zvicrës: Ta ruaj në çdo moment Xherdan Shaqirin. Anëtari i Përfaqësueses së Argjentinës, Javier Mascherano, ka lavdëruar cilësitë e kosovarit, Xherdan Shaqiri.

Para takimit mes Argjentinës dhe Zvicrës, Mascherano ka thënë se skuadra e tij nuk duhet t’i lejojë hapësira talentit nga Zhegra, pasi mund të pësojë keq.

“Shumica e lojtarëve të tyre luajnë në klube prestigjioze evropiane. Është një skuadër kompakte e cila provon të luajë futboll të bukur, me lojtarë me përvojë, një mesfushë të kombinuar mirë dhe përpara me Shaqirin e Seferoviq”, u shpreh Mascherano për mediat argjentinase.

Uji Dea

“Ai është një futbollist i rëndësishëm i cili luan për Bayern Munichun, duke qenë një zëvendësues i mrekullueshëm, siç e tha edhe Guardiola. Ne nuk duhet t’i lejojmë hapësirë Shaqirit”, shtoi tutje mbrojtësi i Barcelonës.

Ndryshe, Shaqiri realizoi tre gola në takimin e fundit të Zvicrës ndaj Hondurasit, duke ia siguruar kalimin tutje helvetikëve.