Hidromorava

Masat të kundërligjshme – bizneset thonë se padituria e arroganca e institucioneve e ka rënduar situatën

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Sekretari i Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, Arian Vranica për Ekonomia Online tha se masat e marra së fundi nga Qeveria bien ndesh me Ligjin për parandalimin e Covid-19, ngase nuk është konsultuar një institucion kredibil si Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSh).Sipas tij, edhe kërkesat e tyre janë në bazuara në referenca shkencore dhe se padituria dhe arroganca e institucioneve po e rëndon gjendjen në vend.

“Bien ndesh pikërisht me Ligjin për parandalimin dhe kontrollin e pandemisë Covid-19, specifikisht me paragrafin e 4 të nenit të 8 të këtij ligji sepse nuk po konsultohen institucionet kredibile e veçanërisht OBSh-ja si institucion, i cili jep shumë udhëzime që nuk po përfillen nga Qeveria e Kosovës”.“Kërkesat dhe sugjerimet tona kanë qenë mbi të gjitha në referenca shkencore. Kjo padituri dhe kjo arrogancë e dërgojë Kosovën në një situatë shumë të rëndë”.

Vranica thotë se fajtor për rritjen e numrit të rasteve nuk është sektori i gastronomisë, por moskontrolli i kufijve edhe personave që hyjnë në Kosovë.

Ai thotë se duhet të merren shembull shteti si Franca e Britania e Madhe që kanë liberalizuar ekonominë.Vranica ka shtuar se nuk janë të interesuar të konfrontohen me Qeverinë, por që presioni i tyre nuk do të ndalet.“Na kujtohet sezoni i verës kur u hapën klubet e natës dhe sallat e dasmave u bë një kaos i jashtëzakonshëm shoqëror, kinse gastronomia po i rrit rastet. Nuk është e vërtetë sepse së pari variantet e reja më së shumti vijnë si pasojë e moskontrollimit ndërkufitar të personave që futen nga jashtë territori i Kosovës”.“Kanë marrë masa shumë të ashpra pa nevojë. Kemi pa edhe deklaratën e kryeministrit të Spanjës, Pedro Markez dhe vendimin e kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar Boris Jonson të cilët po e liberalizojnë ekonominë si pasojë e fatalitetit të ulët të variantit Omicron. Më shumë jemi të interesuar t’i ndihmojmë Qeverisë se sa me u konfrontuar”.

FIDANISHTJA

Përderisa Flamur Smajli tha se masat e reja i kanë dëmtuar edhe më shumë ngase klientët janë të pakënaqur.“Orarin e kemi pasur deri në ora 23:00 kjo ka qenë pak a shumë e mjaftueshme, jo aq shumë sa nevojitet por pak a shumë për bizneset kanë qenë përafërsisht mirë, por kjo deri në ora 21:00 na kanë dëmtuar shumë për shkak se po mbyllemi herët”.“Apeli jonë është që të kthehen oraret e më hershme, nuk është që po varet nga gastronomia. Numrat edhe ashtu po rriten si në ora 21:00 si në ora 23:00”.

Liridon Bislimi, menaxher i një nga lokalet në Prishtinë tha se masat e fundit anti-Covid nuk janë të analizuara mirë.“Po mendoj se e shkaktojnë ekonominë e vendit me këto masa. Ne duhet me reduktuar stafin, duhet me i reduktuar shumë sende për shkak të orarit”.

Përderisa sipas Sulejman Limanit çdo vendim që vije nga Qeveria e Kosovës duhet të zbatohet.“Së pari duhet të shikohet shëndeti i njerëzve edhe pse neve po na dëmtojnë këto masa, nuk po kemi çka të bëjmë”.“Ndoshta edhe pak kryhet kjo pandemi e vazhdojmë normalitetin. Shpresojmë në ndryshimin e tyre në të mirë të bizneset të gastronomisë”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.