ARKATANA

Masat ndaj Kosovës, Stano: Raporti i Borrellit ende po finalizohet

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano është deklaruar sot lidhur me raportin e Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme e Siguri, Josep Borrell në lidhje me masat për Kosovën.

Stano tha të martën në një konferencë për media se Borrell është duke e finalizuar raportin rreth hapave që ka ndërmarrë Kosova për heqjen e masave ndëshkuese të vendosura nga BE-ja.

“Raporti ende po finalizohet”, u shpreh shkurt Stano në një konferencë për media.

Mobi Casa

Zëdhënësi i BE-së po ashtu u pyet lidhur me ndikimin që do të ketë aksioni i Policisë së Kosovës për konfiskim të dinarëve në një bankë ilegale në veri.

“Masat ishin prezantuar si përgjigje e hapave të pakoordinuar dhe unilaterale që çonin më shumë në përshkallëzim dhe nuk ndihmonin në de-përshkallëzim…. çdo gjë që ndodh në terren që ka ndikim negativ në përpjekjet që çojnë në depërshkallëzim do të merret parasysh dhe do të përfshihet në raport…”, tha tutje ai. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.