Masat e BE-së s’hiqen as sivjet – Analistët e kritikojnë Qeverinë: S’po zbaton rekomandimet, humbim mbi 500 milionë €
Analistë politik në vend thonë se Kosova rrezikon t’i humb mbi 500 milionë euro fonde nga BE-ja nëse nuk largohen gjatë këtij viti masat e vendosura tash e sa muaj, e që sipas tyre, gjasat janë shumë të vogla që ato të largohen, raporton Ekonomia Online.
Ata kanë shtuar se duke marr parasysh që Kosova është një vend i varfër, me buxhetin më të varfër në rajon si dhe ngritjen e madhe të çmimeve kohët e fundit, humbja e kësaj mbështetje nga BE vetëm sa e vështirëson situatën.
Analisti politik, Arbnor Sadiku, ka thënë se masat e vendosura nga BE-ja nuk janë duke u larguar për disa arsye. E para sipas tij, është se për marrjen e vendimeve në BE duhet konsensus nga 27 vendet anëtare.
Madje thotë se në mos largimin e masave po ndikon edhe mos zbatimi i kërkesave të BE-së nga ana e Kosovës për de-eskalim të shpjet të situatës në veri. “E para e dimë që vetë vendimmarrja e institucioneve të Unionit Evropian është e tillë ku është kogja komplekse, është shumë lehtë që të vendoset për një politikë të caktuar por pastaj tërheqja nga një vendim i ngjashëm siç ishte ky për masat apo sanksionet ndaj Kosovës është kogja e vështirë sepse duhet të ketë konsensus të 27 vendeve anëtare”.“Natyrisht që institucionet e Unionit Evropian duhet që të jenë unike në këtë rast. E dyta është që shto kësaj edhe lidershqipin aktual që është në krye me Borellin është e vështirë për Kosovë që të pritet që brenda këtij viti të hiqen sanksionet. Pastaj edhe mos pasjen e zbatimi të kërkesave nga qeveria e Kosovës që i ka pasur Unioni Evropian siç ishte de-eskalimi i shpejt i situatës në veriun e Kosovës, krijimi i një rruge sa më të shkurtër për shkuarjen e zgjedhjeve ne veri. Shto kësaj edhe asociacioni e komunave me shumicë serbe”, tha ai.
Sadiku tha se Kosova ka gjasa që t’i humb 500 milionë euro nga mos largimi i këtyre masave dhe sipas tij, gjasat që ato të largohen këtë vit janë shumë të vogla. “Gjasat janë shumë të vogla që këtë vit të hiqen këto masa. Gjasat janë diku afër 500 milionë aty këtu mund të ketë shifra variuse nga projekti të cilat mund të varijojnë. Por humbjet janë të mëdha vetë fakti që flitet për miliona euro nënkupton që një vend i varfër si Kosova është tërësisht i varur nga donatorët e huaj dhe natyrisht buxhetin që e ka nuk mund t’i përmbush të gjitha kërkesat dhe nevojat e qytetareve të saj”.
Edhe analisti politik, Bekim Kabashi, tha se vendi vazhdon që të jetë nënë sanksione nga BE-ja dhe se nëse vazhdon kjo situatë Kosova rrezikon që t’i humb rreth 500 milionë euro, raporton EO. Kabashi tha se duke marr parasysh që Kosova është një vend i varfër dhe po ashtu ka buxhetin më të varfër në rajon, humbja e kësaj mbështetje vetëm sa e vështirëson situatën.
“Kosova vazhdon të jetë me sanksione të BE-së dhe rrezikon të humb një fond jashtëzakonisht të madh të mbështetjes financiare që është rreth 500 milionë euro. Po flasim nëse sanksionet nuk hiqen deri në fund të këtij viti ose në fillim të vitit të ardhshëm. Kosova rrezikon, Kosova e varfër me një buxhet shumë të vogël më të varfërinë në rajon ta humbë edhe një mbështetje që vjen që ka qenë e zakonshme dhe në të kaluarën”, tha ai për EO.