Eko Higjiena

Masat anti-Covid – AUV s’do ta kursejë askënd për fundvit, për 10 muaj u shqiptuan 5 mijë gjoba

/ 5 minuta lexim
KKVITI

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), nga fillimi i pandemisë ka kryer numër të madh të kontrolleve për rastet e shkeljes së rregullave anti-Covid.Këtë e ka konfirmuar për Ekonomia Online Lamir Thaçi, zëdhënës në këtë institucion. Madje sipas tij, kanë shqiptuar rreth 2 800 gjoba për persona juridik dhe rreth 2 200 gjoba për persona fizik.

“Nga fillimi i periudhës së pandemisë e deri më tani me qindra mijëra kontroll që janë kryer në gjithë territorin e Kosovës dhe në të gjitha rastet kur ka pas shkelje të rregullave anti-Covid, sipas vendimeve në fuqi të qeverisë gjithmonë inspektorati ka shqiptuar masa ndëshkimore për të parandaluar përsëritjen e shkeljes. Vetëm gjatë këtij viti që nga janari e deri në tetor janë shqiptuar rreth 2 800 gjoba për persona juridik, dhe janë shqiptuar rreth 2 200 gjoba për persona fizik. Të gjitha këto janë të shqiptuar nga Inspektorati Sanitar i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë”.“…puna e Policisë dhe Inspektoratit ka bërë që gjatë gjithë kohës ne ta kemi situatën nën kontrolle dhe tani jemi vendi lider që prijmë me numër të pakët të rasteve pozitive me Covid-19, dhe kjo vjen krejt si pasojë e respektimit të masave nga vetë qytetarët në radhë të parë, por edhe në mbikëqyrje efektive që është duke u bë nga ne dhe Policia e Kosovës”.

Ai ka bërë të ditur se kanë përgatitur planet për kontrolle gjatë festave të fundvitit. Madje Thaçi ka shtuar se nuk do të kursejnë askënd që bënë shkelje të masave anti-Covid.“Në planet tona operative të kontrollit të hartuara bashkë me Policinë e Kosovës, ne bashkë koordinojmë aktivitetet dhe varësisht prej situatës që paraqitet në teren ne shtojmë frekuencën e kontrollit nëpër lokacione të cilat mendojmë se mund të jenë shkelës të masave, dhe jemi mirë të përgatitur, kemi kapacitete të mjaftueshme, dhe i kemi përgatitur planet për kontrollet të cilat do të jenë në festat e fundvitit”.“…ne i’u bëjmë apel të gjithë qytetarëve që të respektojnë masat sipas vendimit në fuqi që është tani. Ne poashtu kemi parapa që frekuenca e kontrollit do të rritet sidomos gjatë orëve të mbrëmjes, dhe nuk do të kursejmë askënd që bënë shkelje të masave anti-Covid”.

Hidromorava

Thaçi ndër të tjera shtoi se deri në muajin shtator janë asgjësuar gjysmë milioni kilogram produkte të ndryshme.Ai u s hpreh i bindur se në asnjë rast nuk do të lejojnë që produktet të cilat nuk i plotësojnë kushtet në treg të vijnë në kontakt me konsumatorin.“Ne ende nuk i kemi përmbledh të dhënat e përgjithshme për vitit 2021, por nga të dhënat që kemi deri në muajin shtatorë janë mbi gjysmë milioni kilogram thye për litra produkte të asgjësuara dhe janë produkte të ndryshme për arsye të ndryshme, por secili produkt që nuk i ka plotësuar kriteret ligjore për konsum dhe qarkullim në treg, ai produkt është larguar nga tregu dhe është asgjësuar dhe në asnjë rast nuk lejojmë që produktet të cilat nuk i plotësojnë kushtet në treg të traktohen dhe të vijnë në kontakt me konsumatorin”.

Ai vazhdoi vitin e ardhshëm parashihet të ketë shtim të numrit të kontrolleve për shkak se ka rritje të numrit të Inspektorëve.“Ne tani jemi në fazën e përgatitjeve të planeve nacionale të kontrollin, monitorimit dhe monitorimit të mbetjeve dhe planet tjera që vijnë edhe politikat e luftimit të sëmundjeve ngjitëse tek kafshët, dhe këto dokumente faktikisht do të marrin aprovimin nga Drejtori Ekzekutiv, po sa ato të jenë gati, dhe ato do të jenë në një far forme udhëzues, manuale në bazë të cilave do të varet puna jonë vjetore”.“…dhe ne parashohim që vitin e ardhshëm të kemi shtim të numrit të kontrolleve për shkak se kemi rritje të numrit të Inspektorëve, dhe poashtu do ta marrim gjithë sistemin e sigurisë ushqimore në dorë për shkak se tani ma nuk ka inspektor komuna dhe gjitha pikat e kontrollit për ushqime do të jenë në mandat dhe në mbikëqyrje të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë”.

Ndërsa sa i përket buxhetit Thaçi tha se AVU-i ka nevojë për mjete shtesë, raporton EO.“Ne në vazhdimësi kemi nevojë për rritje të buxhetit dhe kërkesat zakonisht i dërgojmë në kohën kur kërkohen që bëhen projeksionet buxhetore dhe ne urojmë që të rritet buxheti për shkak se edhe ne jemi rritur si agjenci me numër të Inspektorëve vitin tjetër tani veç sa ka filluar ndërtimi i zyrave regjionale”.“Ne presim që ato shpejtë të përfundojnë, por kjo gjithmonë varet nga dinamika e punëve në teren të cilat zyre jemi përfitues nga një donacion i Komisionit Evropian dhe ne shpresojmë që shumë shpejt këto zyre të ndërtohen të marrin jetë dhe të kem hapësira të mjaftueshme që të kryejmë detyra tona zyrtare”.