RCCOLA

Masakroi me thikë gruan dhe inskenoi ngjarjen, 9 vite burg për shqiptari në Itali

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Një 46-vjeçar shqiptar është dënuar me 9 vite burg në Itali, pasi ka tentuar të vrasë bashkëshorten e tij dhe më pas e ka inskenuar ngjarjen.

Ngjarja ka ndodhur më 28 shkurt të vitit të kaluar në Pistoia. Ishte djali i tyre i mitur që ka bërë denoncimin në polici duke thënë “Hajde shpejt se babi po e godet”.

Viktima ka rrëfyer tmerrin që ka përjetuar, duke thënë se ishte goditur tretë herë më thikë dhe më pas i ka rënë të fiktë.

“Po gatuaja dhe kisha një thikë në dorë. Ai më goditi në krah. Ajo që ndodhi ishte aksident”, rrëfeu ajo.

Uji Dea

Ndërsa autori tha se “ U sulmova në rrugë nga një burrë i armatosur, teksa isha duke ecur me gruan time. Sulmuesi goditi me thikë gruan, duke tentuar të grabisë çantën e saj”.

Pavarësisht deklaratave të shqiptarit, u zbulua se skenari ishte fals, pasi gruaja kishte marrë plagë në turp.

Drejtësia italiane vendosi 9 vite burg për shqiptarin.