Eko Higjiena

Masakrohet një 24-vjeçare shqiptare në Itali

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Një vajzë shqiptare, e lindur në Berat, është masakruar në Itali nga një 28-vjeçar italian. Autori i dyshuar është arrestuar nga policia. Ajo ka dëmtim serioz në organet e saj të brendshme.

Ka një plagë të thellë në kokë, dhe në fytyrë është tërësisht e shpërfytyruar nga goditjet. Sipas mediave italiane, ajo është duke luftuar mes jetës dhe vdekjes në spitalin Loreto Mare në Napoli.

Xhulia Toska, 24 vjeçe, është gjetur në një fuçi, e mbështjelle me një qese plehrash. Policia italiane njoftoi se e ka arrestuar një 28-vjeçar, të cilit i bëhet i ditur vetëm mbiemri D’Esposito, transmeton Panorama.

Eco Higjiena

Mësohet se shqiptarja fillimisht është rrahur në mënyrë barbare dhe më pas është mbyllur në një thes, nga ato që shërbejnë për grumbullimin e plehrave.

Policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë.