Fundamenti

Masakra në xhaminë e poshtme të Preshevës

/ 5 minuta lexim
HW

Pesëmbëdhjetë Shtatori, më Dyzet e Tre – Preshevës i solli masakër të re ! N’ Xhami t’ Poshtme të Preshevës – Gjëmë e tmerr i dha gjithë trevës !

Ishte natë e Ramazanit ,
Natë e Madhe – festë e Kadrit ,
Nata e 27 me radhë –
Kur bënë krim çetnikët barbarë !
Kriminelët e hordhive –
Zgjodhën Namazin e Teravive !

Kur Xhemati t’ shkojnë me u falë –
T’ bëjnë masakër të pa parë !
Kriminelët çetnikë të trevës –
N’ Xhami t’ Poshtme të Preshevës ,
Pamëshirshëm hodhën bomba ,
Dridhej mali , dridhej toka !…
Preshevarët besimtarë –

N’ Xhami t’ Poshtme shkonin me u falë !
Gjatë Namazit të Perëndisë –
Nuk i venin roje Xhamisë !
Këtë besim fetarë shqiptarë –
E mësuan çetnikët serbo – bullgarë !
Të dy palët s’ bashku vendosën –
T’ hedhin bomba n’ Xhami t’ Poshtme !
N’ Xhami t’ Poshtme s’ kishin droje –
Nga se s’ kishte kurrfarë roje !
Por , n’ Xhami t’ Ibrahim Pashës –
Nuk guxonin t’i hyjnë telashës !

N’ kafe t’ Toza Popoviqit –
Ishin mbledhë kontraçetnikët !
Gjerë e gjatë kanë biseduar –
Këtë masakër e kanë planifikuar !
Bënin plan sa ishin t’ pitë –
T’ bëjnë masakra n’ dy xhamitë !
N’ dy xhamitë të hedhin bomba –
Që t’i zhbijnë shqiptarët nga bota !
Xhamisë s’ vjetër i kishin druajtur –
Se ajo është ma e mbrojtur !
Për siguri të vet vendosën –
T’ hedhin bombat n’ Xhami t’ Poshtme !

Kështu ish plani i kryqalive –
Që gjatë faljes së Teravive ,
Ta sulmojnë Xhaminë e Poshtme ,
Një shqiptarë t’ mos shpëtojnë shëndosh !
N’ Xhami t’ Poshtme , kur hynë n’ oborre –
Mbyllen derën kryesore !
Mbyllen dyert edhe dritaret –
Që t’ mos t’ dalin t’ gjallë shqiptarët !
Dyer e dritare i mbyllen me tel –
Që askush t’ mos mund të del !

N’ Xhami ishte kudo terr –
Për të bërë masakër tmerr !
Kështu vepruan forcat barbare –
Hodhën bombat për dritare !
Kah oborri i Xhamisë –
N’ trup t’ pa mbrojtur t’ shqiptarisë !
Disa sulmues ishin përsosë ,
N’ shtëpi t’ serbëve ishin vendosë ,
Për t’i gjuajtur me shahia –
Kush të del gjallë nga Xhamia !
Po sa filluan këto shpërthime –

Banorët shqiptarë morën dëgjime ,
Se janë qitje me armatime
Dhe po vijnë nga shumë drejtime !
Me ‘i herë dalin banorët shqiptarë –
Për t’u mbrojtë i japin zjarr !
Për t’ u mbrojtur prej armiqve –
Gjuajnë n’ drejtim t’ kontraçetinkëve !
Kah shtëpia e Stanimir Nikoliqit –
Vinin plumbat e duar fëlliqnit !
Vinin plumbat e kontraçetnikëve –
T’ armatimit të armiqve !
I patrembur nga kryqalia –
Ishte Zymber Kurbalia !

HW

Me pushkë n’ dorë , ky trim shqiptar –
N’ kontraçetnikë hapi zjarr !
Dëshmitarët e gjallë shqiptarë ,
Flisnin përgjatë trevës –
Se n’ Xhami bombën e parë
E hodhi Sazda i Preshevës .
Një prej bombave që u hodh
Nga çetnikë askushi –
E kapi pa frikë me dorë ,
Trim Ramiz Agushi !…
Ishte prej mëhallës
S’ Dodajve t’ Preshevës –
Bir i nënë hallallallës ,
N’ Luginën e trevës !
Me bombë n’ dorë kërcente ,

Trim Ramiz Agushi –
Deshi që t’ a kthente
Tek çetnik sulmuesi !
Por bomba e hedhur
Nga sulmuesi horë –
Trim Ramiz Agushit ,
I shpërtheu në dorë !
Kështu copat e bombës
Dhe gishtat prej dore –
N’ tavan t’ Xhamisë mbetën
T ’ ngjitura përmendore !
Plani i Kontraçetës
Dhe çetnikëve t’ zi –
Ishte që xhemati i Preshevës ,
T’ vriten t’ gjithë n’ Xhami !

Udhëheqës i Kontraçetës –
Ishte Jagosh Gjuroviqi !
Ai kudo që shkelte –
Tokën tonë e fëlliqi !
Më pesëmbëdhjetë Shtator ,
T’ vitit Dyzet e Tre –
Me shokë t’ vet okupator ,

Ai , bëri masakër t’ re !
Masakër e krim i bëri gjithë trevës –
Hodhi bomba n’ Xhami t’ Poshtme të Preshevës !
N’ namaz t’ Teravive , kishte zgjedhë një natë –
Mu kur ish Xhamia përplot me xhematë !
Pas këtij krimi t’ zi , në këtë anë Morave –
Jagoshin e veshur me tesha të grave ,

E largojnë nga Presheva , atë kasap barbari ,
Iku për tu fshehur diku n’ tokë Bullgari !…
Më pesëmbëdhjetë Shtator , në Dyzet e Tre –
Në Preshevë , ai nisi një luftë të re !
Nisi luftë me urdhër t’ policisë bullgare –
Sa për të shkaktuar urrejtje ndërnacionale !
Në krye të luftës serbo – shqiptare –
Jagosh Gjuroviqi printe ashiqare !
S’ bashku me dy serbë printe n’ kontraçetë –
Kudo me i sulmua shqiptarët e shkretë !
Kishte zgjedhur kohën kur falet namazi –
Me u derdhë gjak shqiptari , si mbi det tallazi!
Kur xhamia ishte përplot me xhematë –
Ai i hodhi bombat mbi shqiptarë të ngratë !

Nga bombat e armiqve ,
N’ xhematin preshevarë –
N’ Xhami t’ Poshtme vdiqën
N’ vend katër shqiptarë !
Duke e lutur Zotin –
Ranë këta besimtarë !
Aty u plagosën
Njëzet e tetë shqiptarë !

N’ namaz t’ teravive , në këtë natë u vranë –
Dëshmorë historie , n’ fushë të nderit ranë !
U vra Lutfi Mehmeti dhe Ramiz Mehmeti ,
Që nuk do t’ harrohen der’ sa t’ rrojë mileti !
U vra Rifat Kamberi dhe Rexhep Kamberi –
N’ faqe t’ historisë , iu takon vend nderi !
Gjithandej nënqiellit mbi troje arbërore –
N’ vepra të lavdishme do t’ kujtohen prore !

Gjilan, më 15.09.2015 . Demir KRASNIQI

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.