Eko Higjiena

Masakra në Mejë “Srebrenica e Kosovës” – thirrja më e fuqishme e Kosovës për drejtësi

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, zyrtarë shtetërorë e qytetarë të shumtë janë mbledhur në Mejë të Gjakovës për të kujtuar një ndër masakrat më të rënda të Serbisë në Kosovë gjatë luftës së fundit.

Osmani bëri homazhe në kompleksin memorial në Meje të Gjakovës, ndërkaq në tubimin përkujtimor tha se nuk do të rreshtin së kërkuari drejtësi për 376 civilët e pafajshëm, ëndrrat e të cilëve u këputën në gjysmë vetëm se ishin shqiptarë.

“Sot të gjithë jemi këtu me zemër të rënduar… për ta kujtuar një ndër kapitujt më të dhimbshëm të historisë sonë të luftës.. të gjithë ndjejmë dhimbje e pikëllim për 367 plagë të pashërueshme të Kosovës, plagë që akoma kullojnë gjak”, tha ajo.

E para e shtetit tha tutje se në mesditën e 27 prillit 1999 nga ora 6 e mëngjesit deri në mesditë forcat gjenociale të Serbisë rrethuan Rrekën e Keqe dhe Luginën e Carragojës, duke shfaqur mizorinë e tyre të pafund…

“Grumbulluan banorët e kësaj ane te udhëkryqi i Mejës, të cilët për herë të fundit u panë aty dhe brenda një ore u ekzekutuan brutalisht… Meja është testament i kësaj dhimbje tëvazhdueshme në çdo shtëpi të Kosovës. ‘Lëndina e Pikëllimit’ është vendi i së vërtetës sonë, rrëfimi i trishtë i 376 fate njerëzore, është Srebrenica e Kosovës. Ky vend është thirrja jonë më e fuqishme për drejtësi…Është personifikim i rrugës së vështirë dhe sakrificës që kemi kaluar si popull…”, tha presidentja, raporton Telegrafi.

Eco Higjiena

Ndërkaq, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se për shqiptarët stina e pranverës është stinë përkujtimore.

Kryeministri theksoi se qytetarët e rajonit të Gjakovës e kanë të freskët mëngjesin e 27 prillit 1999, ku u vranë 376 civilë të pafajshëm, në mesin e të cilëve fëmijë e arsimtarë.

Kurti tha tutje se edhe 25 vjet pas luftës, Kosova vazhdon të jetë në luftë të ashpër me Serbinë.

“…Republika e Kosovës është e vendosur të ngadhënjejë… ne as nuk harrojmë, e as nuk falim…”, tha ai, duke shtuar se të gjithë provat dhe dëshmitë, krimet e kryera nga shteti i Serbisë mbi shqiptarët në Kosovë po mblidhen për të ruajtur e mirëmbajtur kujtesën kolektive, për drejtësinë e vonuar, për historinë e trashëgiminë tonë. /Telegrafi/