Fundamenti

Masakra e Sopotit

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

-Teksti, muzika dhe interpretimi : Demir Krasniqi –

Stinë pas stine , mot pas motit –
S’ pushojnë kurrë rrjedhat e lotit !
Nga pikëllimet valë prej Zotit –
Për masakrën e Sopotit !

N’ muajin Nëntor , më 3 dhe 4 ,
T’ vitit 1944 –
Në këtë fshat forcat armike ,
Partizane dhe çetnike …

64 martirë na i kanë vrarë –
T’ gjithë shqiptarë dhe veprimtarë !
Për çdo vit , n’ këtë fshat n’ këto male –
Mblidhen n’ Qendrën Memoriale !

Kumanovarë dhe prej gjithë anëve –
N’ përkujtim , iu shkojnë te të rënëve !
Bëjnë homazhe rreth përmendoreve ,
Në nderim iu shkojnë dëshmorëve !…

Aty ku janë përmendoret –
Përkujtojnë martirët , dëshmorët ,
Që nuk kursyen gjak , as fe ,
U flijuan për komb e atdhe !

Qendra Memoriale , në mes dy kufijve –
Për të rikujtuar gjurmët e krimeve t’ shkive !
Masakra më e madhe e derdhjes së gjakut –
T’ shqiptarëve etnik të Malësisë së Karadakut !

Mobi Casa

N’ fshat t’ Sopotit , në masakër ,
N’ muajin Nëntor , më 3 dhe 4 ,
Të vitit 1944 –
U vranë shqiptarë 64 !

15 nga të masakruar –
Janë ku janë ekzekutuar !
Të vrarët e tjerë nga kjo trevë –
N’ varrezë kolektive në fshatin Shushevë !

Masakrën që kryen partizanët çetnik –
Ajo ishte kryer për pastrimin etnik ,
Të fshatit Sopot nga banorët shqiptarë
Edhe për hakmarrje ndaj Ballit Kombëtarë !

Të pushkatuarit meshkuj të gjithë veç e veç ,
Që nga mosha 11 vjeç deri 95 vjeç ,
Ishin vrarë përmbi Sopot , n’ afërsi t’ fshatit Shushevë –
Masakër tipike sllave përbënte n’ këtë trevë !

Sopoti është fshat etnik i shqiptarisë –
Që kufizohet me shtetin e Serbisë
Dhe ky fshat i ka rreth 60-të shtëpi ,
Me 400 banorë pleq edhe të ri !…

Shpoti krenohet me pasuri t’ vetën –
Fshati mirë ka nisur që të rikthejë jetën !
Fëmijët po rriten nga gëzimi e hareja
Dhe për çdo ditë po shtohen shtëpia të reja !

Gjilan, më 05.11.2019.
Demir Krasniqi

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.