Hidromorava

Masakra e Mejës

/ 2 minuta lexim
HW

Teksti dhe muzika : Demir Krasniqi

Më 27 Prill 1999 –
Forcat serbe hynë në të katër anët !
Rrethuan Rekën e Keqe dhe Lugun e Carragojës –
E krijuan tmerrin në rrethinën e Gjakovës !

Brenda disa orëve u krye ekzekutimi –
Më makabër dhe masakra më e madhe trishtimi !
Në luftën e Kosovës krimi më i rëndë –
Gjatë viteve 1998 – 1999 !

Në një operacion të planifikuar –
U ndërprenë të gjitha rrugët për të udhëtuar !
Duke lënë të hapura për shpëtim të krejës –
Të vetmet dy rrugë në drejtim të Mejës !

Grumbullimi i meshkujve nga familjet shqiptare ,
Që nga mosha 15 deri në 60 vjeçare –
Filloi qysh në orët e hershme të mëngjesit ,
Në një bilanc të tmerrshëm u goditën 15 fshatra të rrethit !…

Nga 15 fshatra të rrethit të Gjakovës –
Tmerr i zi u përhap anë e mbanë Kosovës !
Duke i ekzekutuar të gjithë meshkujt shtëpi për shtëpi –
Anë a mbanë Kosovës u hap tmerr i zi !

UBT

Njësitet e ushtrisë serbe , vërshuan mbi shqiptarët –
Policia , beretat e kuqe , paramilitarët !…
Fqinjët e maskuar , kordonin kanë krijuar –
Me imazhet e Srebrenicës duke i ekzekutuar !…

Duke i ekzekutuar 376 meshkuj shqiptarë –
Me t’ vetmin qëllim , që t’iu humbin farë !
Atë ditë asnjëri nga të ndaluarit nga ideja –
Nuk arriti të dilte i gjallë nga Meja !

Pas luftës , gjatë viteve 1999 – 2001 ,
Një pjesë e tyre është gjetur një nga një –
N’ varreza masive të Kosovës bitevi ,
Për të tjerët ka informata se gjenden n’ Serbi !…

Përkundër kërkesave nga qeveria kosovare –
Të nxitura nga shoqata të ndryshme humanitare !
Qeveria serbe iu zvarrit Kosovës –
Nuk ia ktheu viktimat Mejës së Gjakovës !

Gjilan, më 27 Prill 2019 .
Demir Krasniqi

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.