Hidromorava

Masakra e Llovcës, dhe vrasja në Pogragjë, gjithçka që duhet të dini për datën 5 prill 1999

/ 6 minuta lexim

Gjilan – Në sirtarët e ish Prokurorisë janë gjetur materiale, dokumentacione dhe procesverbale me të dhënat për gjetjen e shumë kufomave të shqiptarëve, viktima të rëna nga veprimet e forcave ushtarake – policore serbe. Në këtë dokumentacion është gjetur edhe procesverbali për vrasjet në Llovcë si dhe dokumentacioni dhe konstatimi për vrasjet. Gjyqtari hetues Zhivojin Jankoviq, ka nënshkruar raportin ku thuhet se në fshatin Llovcë janë hasur shtatë kufoma, ku njëra prej tyre e Raim Bajram Imerit, ka qenë tërësisht e karbonizuar. As kjo masakër kurrë seshte hetuar.

Vrasja e shtatë shqiptarëve në fshatin Llovcë mbanë datën 5 prill 1999. Në këtë masakër kanë mbetur të vrarë: Rabit Tahir Dalipi (1951), Kokaj, Xhevrije Ramë Zeqiri (1944), Xhemail Kadri Halimi (1969), Llovcë, Sami Abdyl Xhelili (1971), Llovcë, Avdi Selver Rexhepi (1975), Kokaj, Rahim Bajram Ymeri ( 1954), Llovcë, Nexhmije Riza Azemi (1949), Llovcë. As kjo masakër kurrë s`ështe hetuar nga prokurorët shqiptarë.

Sipas Behxhet Mehmetit dëshmitar i mbijetuar derisa a`i po voziste traktorin ku edhe ndodheshin të gjithë viktimat një grup i serbëve të Pasjanit ku bënte pjesë edhe një roje e pyjeve kanë ndaluar ata dhe pasi i kanë legjitimuar kanë filluar t`i rrahin dhe t`i torturojnë.

Në këtë masakër kanë mbetur të vrarë:
Rabit Tahir Dalipi (1951), Kokaj
2. Xhevrije Ramë Zeqiri (1944)
3. Xhemail Kadri Halimi (1969), Llovcë
4. Sami Abdyl Xhelili (1971), Llovcë
5. Avdi Selver Rexhepi (1975) , Kokaj
6. Rahim Bajram Ymeri ( 1954) , Llovcë
7. Nexhmije Riza Azemi (1949), Llovcë

Në këtë vrasje masive të plagosur kanë mbetur : Nazmi Hajdini dhe Marigona Azemi
Siç rrëfen Behxhet Mehmeti pasi paramilitarët i vrasin shtatë qytetarë, neve që mbijetuam na morën dhe na dërguan dhunshëm në drejtim të fshatit Pograxhë ku gjatë rrugës paramilitarët takuan dhe vranë Nazim Hafiz Rashitin ( 1939).

Behxheti thotë se gjatë rrugëtimit për në Gjilan vazhdimisht janë kërcënuar për likuidim fizik. “Kur kemi shkuar në stacionin policor në Gjilan paramilitarët vendosën që të na dërgojnë në Pasjan ku ndodhej shtabi i forcave paramilitare serbe. Na kanë maltretuar e torturuar me orë të tëra që të tregojmë se ku ndodhet shtabi i UÇK-së” saktëson dëshmitari.

Dëshmitari tjetër Mehmedali Azemi nga fshati Llovcë ka rrëfyer për ditën kritike kur ndodhi masakra e Llovcës.”Rreth 30 serb të armatosur kanë hyrë nëpër shtëpitë tona dhe kanë shtënë në drejtime të ndryshme. Kur kemi dëgjuar krismat kemi filluar të ikim në drejtim të Pograxhës e Sllubicës. Duke rrugëtuar kam vërejtur se ishte vrarë Nexhmije Azemi dhe një fëmijë ishte plagosur. Gjithashtu duke vazhduar rrugën kemi parë trupat e vrarë të Rrahim Imerit, Sami Xhelilit dhe Xhemail Halimit.

Në mesin e këtyre të vrarëve ishin edhe dy qytetarë të fshatit Inatovc Rabit Tahiri dhe Avdi Rexhepi. Të vrarë tjerë në këtë ditë kam parë edhe trupat e Xhevrije Zeqirit dhe Driton Xhelilit nga fshati Ranatovc Komuna e Preshevës.

Ndërkaq të plagosur sipas këtij dëshmitari kanë qenë Nazmi Hajdini dhe Albulena Azemi. Ky dëshmitar ka identifikuar grupin e paramilitarëve si Sava (shumari) nga Pasjani, dhe njëfarë Dragani po nga ky fshat si dhe Dragan Timotijeviq oficer nga Gjilani.

Sipas Azemit dy viktima kanë qenë të djegura,të tjerat të masakruara dhe të ekzekutuara. Dëshmitarë të këtij ekzekutimi dhe masakrimi sipas tij kanë qenë edhe policët Negovani nga Ranillugu dhe Dragani nga Zhegra.

Mobi Casa

Dëshmitari tjetër Shabi Azemi (1958) ka dëshmuar se ditën kritike ka parë tek kanë hyrë nga drejtimi i Ranatovcit dhe Inatovcit një grup prej 50 paramilitarëve serb. “Kur kemi marrë vesh se ata kanë hyrë në Llovcë ne kemi ikur në male. Para syve të mi është vrarë gruaja e mixhës Nexhmije Azemi kurse mbesa Marigona është plagosur në dorë. Pasi janë larguar paramilitarët kemi kontrolluar se kush është vrarë. Me atë rast kemi parë se është vrarë Rabit Dalipi dhe Avdi Rexhepi nga fshati Kokaj dhe Xhemail Halimi dhe Sami Xhelili nga fshati Llovcë”.

Në vendin e quajtur “Elbishte” ka qenë i plagosur edhe Nazmi Hajdini kurse ishte kidnapuar Behxhet Mehmeti dhe Menderes Ramushi.

Shabiu ka rrëfyer se më vonë me bashkëfshatarët tjerë kanë parë tek vendi i quajtur “Kisha e epërme” kufomat e djegura të Rahim Imerit nga Llovca, Xhevrije Zeqirit nga Ranatovci. “Këto vrasje me përgjegjësi të plotë deklaroj se janë kryer nga Dragani i Zhegrës dhe Negovani i Ranilugut të cilët kanë qenë polic në Gjilan”, ka dëshmuar Shabiu.

Në të njëjtën ditë në fshatin Pogragjë është vrarë nga paramilitarët serb edhe Nazim Rashiti i cili është ekzekutuar në të hyrë të fshatit Pograxhë në vendin e quajtur “Skrep”.

Në këtë fshat janë djegur shtëpi kurse minat janë vendosur nga rezervistët e fshatit Pasjan si Tomiq Negovan nga Ranillugu, Mlladeni dhe Dejan Arsiq nga fshati Bilinicë.

Në sirtarët e ish Prokurorisë janë gjetur materiale, dokumentacione dhe procesverbale me të dhënat për gjetjen e shumë kufomave të shqiptarëve, viktima të rëna nga veprimet e forcave ushtarake – policore serbe.

Në këtë dokumentacion është gjetur edhe procesverbali për vrasjet në Llovcë si dhe dokumentacioni dhe konstatimi për vrasjet. Gjyqtari hetues Zhivojin Jankoviq, ka nënshkruar raportin ku thuhet se në fshatin Llovcë janë hasur shtatë kufoma, ku njëra prej tyre e Raim Bajram Imerit, ka qenë tërësisht e karbonizuar.

Në këtë dokumentacion është nënshkruar edhe Bojzhin Ristiq inspektor në SPB e Gjilanit, tekniku i kriminalistikës Srgjan Stojanoviq dhe patologu dr. Millorad Pavlloviq.

Në konstatim është thënë se zhvarrosja e kufomave është bërë për qëllim të eks-humacionit. Identifikimi i kufomave është bërë me ndihmën e Shabi Rexhepit nga Llovca. Dy kufoma kanë qenë të karbonizuara. Të gjitha kufomat janë varrosur në vendin e quajtur “Dardha e Nezirit”. Kjo vrasje mund të kualifikohet si vrasje masive./rajonipress/