Eko Higjiena

Masakra e Llovcës

/ 5 minuta lexim
HW

Teksti dhe muzika : Demir Krasniqi

Sa herë vjen data e 5 Prillit , m’ djeg xhani i loçkës –
Kujtoj masakrën e katilit në fshatin e Llovcës !
Ky ishte 5 Prilli i vitit 1999 –
N’ shumë shtëpi shqiptare solli vaj e gjëmë !

Më datën 5 Prill 1999 –
N’ Llovcë të Karadakut , 7 shqiptarë u vranë !
N’ fshatin Llovcë , nga forcat e paramilitarëve –
Atë ditë ndodhi vrasja e të shtatë shqiptarëve !…

Nga sulmet që morën serbët paramilitarë –
Në këtë masakër mbetën të vrarë shumë shqiptarë !
N’ këtë vrasje masive të plagosur kemi :
Nazmi Hajdini dhe Marigona Azemi .

Siç na kanë rrëfyer disa dëshmitarë ,
Pasi paramilitarët i vrasin shtatë shqiptarë ;
Ata që mbetën gjallë dhe që mbijetuan –
Drejt fshatit Pograxhë , dhunshëm i drejtuan !

Gjatë rrugës paramilitarët takuan Nazim Rashitin –
Menjëherë e vranë dhe ia morën shpirtin !
Këta të mbijetuar kur i quan n’ Gjilan –
Paramilitarët vendosën t’i dërgojnë n’ Pasjan !

Kështu të mbijetuarit shpeshherë kanë dëshmuar :
“Na kanë maltretuar edhe torturuar ,
Forcat paramilitare serbe të pa besë –
Të tregojmë ku ndodhet shtabi i UÇK-së !”

Për ditën kritike , Llovca kur është masakruar –
I mbijetuari tjetër , kështu ka dëshmuar :
“Rreth 30 serbë t’ armatosur kanë hyrë n’ shtëpitë tona –
Kanë shtënë në drejtime t’ ndryshme deri n’ orët e vona !…

Kur kemi dëgjuar të shtënat , krisma përmbas krismës –
Kemi filluar t’ ikim drejt Pograxhës e Sllubicës !…
Duke rrugëtuar rrugëve t’ vendit kah i kemi –
Kemi vërejtur se ishte vrarë Nexhmije Azemi !

Kur e pamë një fëmijë që ishte plagosë –
Lotët e pikëllimit zemrat na i kanë sosë !
Duke vazhduar rrugën , pamë trupat e krimit :
Rrahim Ymerit, Sami Xhelilit dhe Xhemail Halimit !…

Në mesin e të vrarëve ishin dy fshatarë –
T’ fshatit Inatovc , që i kishin vrarë !
Ish Rabit Dalipi dhe Avdi Rexhepi –
Zoti i pastë shpërblye me lule xheneti !

Të vrarë tjerë n’ këtë ditë , nga dora e katilit –
Kem parë trupat e Xhevrije Zeqirit dhe Driton Xhelilit !
Që të dy këta ishin viktima t’ kësaj trevës –
Nga fshati Ranatovc , Komuna e Preshevës .

Gjatë këtij rrugëtimi , këta dëshmitarë –
Edhe dy t’ plagosur n’ rrugë i kishin parë !
Ishin Nazmi Hajdini dhe Albulena Azemi –
Që të dy këta ishin viktima të këtij vendi !

Hidromorava

Sipas dëshmitarëve me fakte të ngjeshura –
N’ këtë krim , dy viktima kanë qenë të djegura !
Të tjerat viktima me fakte t’ dëshmuara –
Kanë qenë t’ masakruara dhe t’ ekzekutuara !

Në vazhdim shpjegon një tjetër dëshmitarë ,
Në ditën kritike se si i ka parë –
Një grup serbë prej 50 paramilitarë ,
Nga drejtimi i Ranatovcit dhe Inatovcit duke ardhë !

“Për këtë lajm të zi , vesh kur kemi marrë ,
Se kanë hyrë në Llovcë paramilitarë !
Ne kemi ikur n’ male prej trishtimit –
Me shpresë se do t’ gjejmë ndonjë skutë të shpëtimit !

Me sy të përlotur tregon ky dëshmitarë :
“Para syve t’ mi , gruaja e mixhës është vrarë !
Nexhmije Azemi , për vdekje është përdhosur ,
Mbesa Marigona , në dorë është plagosur !…

Pasi janë larguar paramilitarët –
Kemi kontrolluar se kush janë të vrarët !
Me atë rast kemi parë se kush ishte vrarë –
Nga dora e zezë serbe paramilitarë !…

Ishte vrarë Rabit Dalipi dhe Avdi Rexhepi –
Të dytë nga fshati Kokaj , vdekja këtu i gjeti !
Ishte vrarë Xhemail Halimi dhe Sami Xhelili ,
Të dytë nga fshati Llovcë , që na i vrau katili !

Në vendin e quajtur “Elbishte “ , sa kishte çelë blini –
Ka qenë i plagosur edhe Nazmi Hajdini !
Behxhet Mehmeti dhe Menderes Ramushi ishin kidnapuar –
Mbarë fshatrat e Karadakut , keq ishin trishtuar !

Më vonë dëshmitarët me bashkëfshatarët –
Kanë rrëfyer për krimet që banë paramilitarët !
Tek vendi i quajtur : “Kisha e epërme “ –
Kufoma të djegura kanë parë n’ forma t’ tmerrshme !

Nga Llovca , ishte djegur kufoma e tmerrit –
E arsimtarit Rahim Bajram Ymerit !
Ishte djegë kufoma e Xhevrije Zeqirit –
Nga Ranatovci , që ishte mbuluar prej hirit !…

T’ njëjtën ditë , n’ Pograxhë , nga armët me zjarr –
Nga paramilitarët serb , një shqiptar është vrarë !
N’ hyrje të Pograxhës , është vrarë Nazim Rashiti –
Në vendin e quajtur “Skrep “ , i ka dalë shpirti !

Kufomat e masakrës së Llovcës për t’u identifikuar –
Ai Shabi Rexhepi , nga Llovca ka ndihmuar !
Identiteti i kufomave kanë qenë të trishtuara –
Dy kufoma kanë qenë të karbonizuara !…

Të gjitha kufomat prej plumbave , zjarrit , hirit –
Janë varrosë n’ vendin e quajtur : “Dardha e Nezirit “!
Këto vrasje që u shkaktuan nga plumbat e duar zinjve –
Mund të kualifikohen si vrasje masive !

Gjilan, më 05 .04. 2019 .
Demir Krasniqi

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.