HW

Masakra e Lladovës

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Nga Demir Krasniqi

Si shumë vatra nga Kosova –
Krime t’ rënda përjetoi Lladova !
Buzë Moravës dhe rrëzë Karadaku –
E mbuloi tymi , e mbuloi gjaku !…

Më 2 Prill të vitit 1999 –
Lladova u ngrit në vaj e në gjëmë !
Vaji edhe gjëma e mbuluan çdo anë –
Shumë dëshmorë për lirinë e atdheut ranë !

2 Prilli ndër kalendarë është datë legjendare ,
Është një ditë e dhimbjes së madhe krenare !
Njëkohësisht kjo datë ka hy n’ histori –
Gjaku i dëshmorëve na solli liri !

Për veprën gjigante , dëshmorëve të vendit –
Ua nderojmë familjet që i kontribuojnë vendit !
Përpara dëshmorëve gjithmonë do t’ përkulemi ,
Të rënëve për liri , ne do t’ iu përulemi !

Mobi Casa

Më 2 Prill të vitit 1999 –
Nga regjimi serb në këtë fshat u vranë :
Beqir Mahmuti , Zijadin Mahmuti ,
Hevzi Ajeti , Daut Mahmuti …

Ganimete Ajeti dhe Ahmetali Ajeti ,
Është vrarë dhe është zhdukur Ahmetali Ajeti !
I plagosur rëndë kishte mbetur Mefail Ajeti ,
Nga Lladova – n’ Gjilan është vrarë Xhemail Ymeri !…

Dëshmorët përmes këngëve gjithmonë i nderojmë ,
N’ faqe historike t’ gjithë do t’i shënojmë !
Flini pra të qetë , dëshmorët e Lladovës
Dhe Ju qoftë i lehtë , dheu i Kosovës !

Gjilan, më 02. 04 . 2019 .
Demir Krasniqi

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.