Hidromorava

Masakra e Bihorit

/ 5 minuta lexim
Uji Dea

Do ta këndoj një këngë të re, Për vitin Dyzet e Tre, Datat 5 dhe 6 Janar – Sollën tmerrin e paparë !…

N’ prag të festës së “Bozhiqit “,
Çetnikët e Pavle Gjurishiqit ,
Në Bihor, n’ këtë fshat shqiptarë –
Bënë masakër të paparë !…

Do t’ këndoj me zë t’ përvajshëm ,
Për shqiptarët e pafajshëm !
Për këtë krim mbarë bota u bind –
Masakruan Nëntë Mijë e Dyqind !…

9200 shqiptarë i masakruan,
32.000 tjerë i detyruan –
Që nga rrënja e vet të shkulen
Dhe me dhunë që të shpërngulen !

Këto krime ma mizore ,
I bëri Kisha uzurpatore ,
Ortodokse e Serbisë –
Përmbi troje t’ shqiptarisë !

Një ndër krimet ma çnjerëzore ,
Gjatë Luftës së Dytë Botërore ,
Kriminelët serbo çetnik –
Bënë n’ Gadishullin Ilirik !

T’ gjithë ata që mbijetuan ,
Në Bihor , t’ gjallë që shpëtuan ,
T’ gjithë me dhunë i detyruan –
N’ ortodoks i konvertuan !

Vajzat e reja u përdhunuan ,
Gratë pa burra u konfiskuan ,
N’ batalione u mobilizuan –
Për çetnikë u skllavëruan !

Më datë 5 dhe 6 t’ Kallnorit ,
Katundet shqiptare të Bihorit ,
Midis Malit t’ Zi dhe Shqipërisë –
Lama e tmerrit dhe tragjedisë !…

N’ atë masakër në Bihor –
Shumë banorë kanë ra dëshmorë !
Me një dëshirë për shenjtëri –
Për bashkim me Nënën Shqipëri !

N’ komandë t’ Pavle Gjurishiqit ,
Mu për festën e Bozhiqit ,
Çetnikët serbo – korbazinj ,
Të urdhëruar të gjithë prej tij !…

Ishin mbledhë katër – pesë mijë ,
Katundeve t’ Bihorit natën iu kanë hy !
Apo ndoshta edhe ma shumë –
Togje – togje kalojnë mbi lum !…

Vërsulen çetnikët si bisha t’ egra –
Me tërbim të kryejnë vepra !
Me veprimet ma çnjerëzore –
Shkojnë e bëjnë krime mizore !…

Gjithçka shkojnë duke e shkatërrua ,
Duke djegë e masakrua !…
Me këto krime të pa funde –
I shfarosën 82 katunde !…

Banorët e tyre u tmerruan –
N’ mes të natës shtëpitë i lëshuan !
T’ veshur , t’ zhveshur ikën shqiptarët –
Që t’ shpëtojnë të gjallë nga zjarret !

Gjatë rrugëtimit n’ natë të errët –
Ranë në duar t’ çetnikëve t’ egër !
I vranë me plumba e pushkë të gjata ,
I grinë e i prenë me thika e shpata !…

Nuk kursyen as pleq , as gra,
Nuk lanë fëmijë të njomë pa e vra !
Prej çetnikëve kush shpëtoi mortit –
E gjet vdekjen n’ bjeshkë prej t’ ftohtit !

Duke ikë maleve , bjeshkës ,
Kush mundi t’i shpëtojë vdekjes ,
Sa t’ ketë ymër me jetua –
Vuajtje e tmerr ka me i kujtua !…

N’ këtë masakër e tragjedi ,
Çka kanë bërë çetnikët e zi –
Kanë djegë plangje , kanë djegë shtëpi ,
Gjithsejtë 1763 !…

Eco Higjiena

Kanë bërë vajë e kanë bërë hata –
590 burra i kanë vra !
185 burra i kanë therë –
Si me pre për kurban berr !…

340 gra i kanë vra ,
I kanë therë 285 gra,
701 fëmijë i kanë therur ,
705 njerëz i kanë djegur !…

Nga masakra e Bihorit –
Shumë njerëzit janë ngri prej t’ ftohtit !
Nga të ftohtit thonë janë ngri
447 fëmijë !…

Nga të ftohtit vdekur kanë ra –
266 gra !
Kanë vdekur 119 burra ,
Ka ecë gjaku si ujë n’ gurra !…

Nëpër male e nëpër vërria –
Shumë kanë vdekur nga uria !
Shumë kanë mbetur të plagosur –
Nëpër plumba e flakë të sosur !…

Nga uria e plagë të rëndë –
Burra kanë vdekur 359 !
Nga uria dhe t’ plagosë –
275 gra janë përdhosë !

251 malësoresha –
Gra e vajza janë marrë robëresha !
N’ bazë t’ hetimeve që janë përpjekur –
3741 janë të vdekur !

T’ nëpërkëmbur e t’ përdhosur ,
634 janë plagosur …
251 shpirtra të humbur –
Gra e vajza janë të zhdukur !…

Gra e vajza malësoresha ,
Do t’ jenë marrë si robëresha –
Që çetnikëve t’ iu shërbejnë prore ,
N’ vepra t’ turpshme e çnjerëzore !…

I takon botës së qytetëruar –
Këto krime për t’i peshuar ,
Me Drejtësi për të vepruar ,
Mizoritë për t’i gjykuar !

Mallkimi i Zotit , krijuesit t’ mirë –
Le të bien mbi ta pa mëshirë !
Mbi ata që kryen krime –
Me Drejtësi t’ marrin dënime !

Le t’i dënojë shkaktarët e kësaj kërdie ,
T’ gjithë vepruesit e kësaj tragjedie ,
Që u treguan bisha t’ pa shpirt –
Shumë e jetët i kanë fashitë !…

Shkaktar kryesor për këto mizori ,
Që u banë mbi shqiptari –
Ishte Pavle Gjurishiqi
Me çetnikë për festë “Bozhiqi”!

Krimet e çetnik mizorit
Dhe masakrat në fshat t’ Bihorit ,
Kundër shqiptarëve t’ pafajshëm –
Janë gjenocid i pafalshëm !

Me këto krime çetnikët barbarë,
U dëshmuan si gjithë ma parë –
Si xhelat, dhunues, vrastarë,
Armiq t’ përbetuar t’ kombit shqiptar !

Për masakër , për këtë krim ,
Asnjëherë nuk ka dyshim ,
Në Bihor, për festë “Bozhiqi” –
Organizoi Pavle Gjurishiqi !

Dëshmon fakti i vërtetë –
Çeta 4 – 5 mijë vetë ,
S’ mund ta kenë bërë këtë kërdi –
Pa dijen dhe lejen e tij !/rajonipress/

Gjilan, më 14.01.2016. Demir Krasniqi

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.