KKVITI

Masakër në Shkodër, dy të vrarë dhe katër të plagosur

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Një 33 vjeçar pasi kishte humbur në lojën e pokerit, kishte marr kallashnikovin duke vrarë dy persona dhe duke e plagosur katër të tjerë. Ai u arrestua nga Policia dhe nuk shprehu fije pendesë për masakrën.

Loja e pokerit ka përfunduar tragjikisht në Shkodër, ku një person 33 vjeçar ka vraraë dy persona dhe ka plagosur katër të tjerë për çështje borxhi. Vrasësi i arrestuar nga Policia nuk është penduar për tragjedinë që ka shkaktuar, duke thënë me gjakftohtësi se viktimat i kishin borxh atij.

Autori i masakrës, Miklovan Parubi kur është marrë në pyetje nga policia, mësohet se ai ka pranuar fajin.

“Po, unë kam qëlluar. Pas sherrit, kam hyrë në lokal me automatik, kërkova t’i veçoja ato që kam dashur të qëlloj, por ata nuk u ndanë dhe qëllova mbi të gjithë. Më vjen keq vetëm për tre të plagosurit se me ata nuk kam pasur punë. Ma bënë për borxh, ka kohë që ma kishin bërë për borxh dhe mbrëmë nuk durova më”, la deklaruar ai citon TCH, transmeton Albinfo.Ch.

Kjo ka qenë deklarata befasuese dhe e ftohtë që ka bërë para forcave të policisë i arrestuari. Duke njohur çrregullimet e tij emocionale, policia ka krijuar bindjen se i arrestuari i ka kryer të gjitha veprimet ashtu siç i deklaron.

United Hospital

Mikovan Parubi u prangos nga policia vetëm 14 orë pasi kishte kryer vrasjen e dyfishtë.

Burime nga policia bëjnë të ditur se kishin informacione të besueshme se autori nuk ishte larguar nga fshati, ndaj agjentët e policisë dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kishin nisur krehjen e imtësishme të çdo zone në fshat.

Ndryshe, sipas deklaratave që qarkullojnë në Shkodër, vrasësi dyshohet se qëllo dy persona dhe plagosi katër të tjerë në një lokal në fshatin Dajç, pas një sherri banal, ku kishte humbur në lojën e bixhozit. Ai me kallashnikov ka vrarë Arjet Saitin 42 vjeç dhe Gacalin Kopshtin, 30 vjeç. Gjithashtu ai ka plagosur edhe Ndok Markun 35 vjeç, Aleks Prendin 42 vjeç, Vinçens Kopshtin 22 vjeç dhe Kitas Mollan 26 vjeç.

http://www.albinfo.ch/masaker-ne-shkoder-dy-te-vrare-dhe-kater-te-plagosur/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.