Eko Higjiena

Masa kundër luksit

/ 4 minuta lexim
FIDANISHTJA

Qeveria e Kosovës ka marrë masa të rrepta kundër ndërmarrjeve publike. Bordeve ka vendosur t’ua ulë pagat 20 për qind, kurse ka nxjerrë edhe dy rregullore që kanë të bëjnë me kontrollin e shpenzimeve për vetura dhe udhëtime zyrtare. Të gjitha pagat do të jenë nën shumën prej 1 mijë euro.

Zyrtarët e ndërmarrjeve publike më nuk do të udhëtojnë jashtë vendit kur t’u teket. Edhe veturat që i kanë në dispozicion, janë të obliguar t’i përdorin vetëm brenda orarit të punës. Së paku kështu nëse zbatohen dy rregullore që i ka nxjerrë Ministria e Zhvillimit Ekonomik. Njëra që ka të bëjë me kontrollin e shpenzimeve me automjete publike, kurse tjetra për udhëtimet zyrtare.

Veç kësaj, Qeveria e Kosovës përmes një vendimi ka vendosur t’ua ulë për 20 për qind edhe pagat kryesuesve dhe anëtareve të bordeve të ndërmarrjeve publike. Të gjitha pagat, përfshirë kryesueset e bordeve dhe anëtareve, me vendimin e ri do të jenë nën shumën prej 1 mijë euro.

Sipas këtij vendimi, një kopje të të cilit e ka siguruar Express, këtyre masave do t’u nënshtrohen të gjitha ndërmarrjet publike në Kosovë. Me këtë vendim janë miratuar rregullat për lartësinë e kompensimit të anëtareve të bordeve të drejtorëve dhe kufijtë maksimalë të pagave të zyrtarëve të lartë ndërmarrjeve publike.

“Ndërmarrjet publike të cilat pranojnë subvencione nga Qeveria, lartësia e përcaktuar sipas pikës 2 të vendimit reduktohet për 20 për qind”, thuhet në vendimin e Qeverisë.

Në kategorinë e parë, ku hyjnë PTK-ja, KEK-u, KOSTT-i dhe KKDFE, paga më e lartë do të jetë 850 euro, që është për kryesuesin e bordit, kurse e anëtarëve do të jetë 750 euro. Në kategorinë e dytë të ndërmarrjeve hyjnë Iber Lepenci, InfraKos, ANP “Adem Jashari” – Kontrolli Ajror dhe KRU Prishtina. Paga më e lartë të kjo kategori është 500 euro për kryesuesin e bordit dhe nga 400 për anëtarët.

Kategoria e fundit janë ndërmarrjet e sektorit të ujësjellësve, ujitjes dhe mbeturinave. Paga më e lartë është 320 euro, kurse 270 euro më e ulëta.

Sipas zyrtarëve të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, këto masa janë marrë për të vënë rregull në ndërmarrjet publike.

Për këtë çështje ka folur edhe vetë ministri Besim Beqaj.

Hidromorava

“Ministria e Zhvillimit Ekonomik ka hartuar dy draft rregullore të cilat i ka proceduar tek ndërmarrjet publike dhe rregulloret janë njëra ka të bëjë me shpenzimin e automjeteve publike dhe me shfrytëzimin e automjeteve zyrtare, të cilat kanë të bëjnë me shenjëzimin e tyre dhe respektivisht edhe me definimin çka është 24 orësh i veturave. Njëkohësisht edhe një draft rregullore që ka të bëjë edhe me udhëtimet e zyrtarëve”, ka thënë ai.

Ndërkaq, sa i përket vendimit për uljen e pagave, Beqaj ka thënë se miratimi i këtij vendimi është në funksion të implementimit të Ligjit mbi Ndërmarrjet Publike, zhvillimit të qeverisjes korporatave dhe definimit të kategorive për kompensim të bordeve të drejtorëve të ndërmarrjeve publike.

“Andaj me qëllim të krijimit të një sistemi të unifikuar të kompensimit të honorarit themelor për bordet e drejtorëve të Ndërmarrjeve Publike Qendrore, në përputhje me Ligjin mbi Ndërmarrjet Publike, ju propozoj që këtë vendim ta miratojmë sot”, është fjala e ministrit Beqaj me rastin e miratimit të këtij vendimi në mbledhjen e fundit të Qeverisë.

Këto masa po merren në prag të privatizimit për disa ndërmarrje të mëdha. Distribucionin i KEK-ut është çështje ditësh kur do t’i kalojë nën menaxhim pronarit të ri, ndërsa pritet edhe privatizimi i Postë-Telekomit të Kosovës.

Pagat sipas ndërmarrjeve

– Kategoria e parë: PTK, KEK, KOSTT, KKDFE dhe Posta e Kosovës – 850 euro për kryesuesin, 750 euro për anëtar.

– Kategoria e dytë: Iber Lepenc, Infrakos, TrainKos, ANP “Adem Jashari”-Kontrolli Ajror dhe KRU Prishtina – 500 euro për kryesuesin, 400 për anëtar.

– Kategoria e tretë: Ndërmarrjet e sektorit të ujësjellësit, ujitjes dhe mbeturinave – 320 për kryesuesin, 270 për anëtar.(express)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.