HW

Marzia Cimmino takon Musliun, Lugina mbetet prioritet i OSBE-së

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Në zyrat e Këshillit Kombëtar Shqiptar, kryetari i KKSh-së Jonuz Musliu priti sot në takim Këshilltaren Politike të OSBE-së Marzia Cimmino dhe shefin e zyrës së OSBE-së në Bujanoc, Jeff Bieley.

Kryetari Musliu e njoftoi me rrjedhat e KKSh-së, punën, orientimet dhe çështjet që presin të zgjidhen duke vërë theksin në çështjet e arsimit, kulturës, informimit dhe përdorimit zyrtarë të gjuhës dhe shkrimit shqip.

“Konstituimi i Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSh) tashmë ka marrë formë dhe janë konstituuar edhe të gjitha komisionet e parapara me statutin e këtij institucioni. Jemi në fazë e konsilidimit dhe projektimit të planeve të veprimeve të këtyre komisioneve”, ka thënë Musliu, shkruan kumtesa e KKSh-së, transmeton Titulli.

Ai ka theksuar se “OSBE-ja ka qenë aktive dhe më tej pret të jetë aktive sa i përket zgjidhjes së problemeve të shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë si një faktorët kyçë ndërkombëtarë dhe partner i denjë”.

ARKATANA

Shefi i zyrës së OSBE-së në Bujanoc, Jeff Bieley, shprehi mbështetjen e OSBE-së për proceset demokratike edhe në vazhdim do të mbështes në trajtimin e të gjitha problemeve me të cilat KKSh-ë është duke u angazhuar për t’i zgjidhur.

“Lugina e Preshevës mbetet në prioritetet e OSBE-së dhe mbështetja jonë nuk do të mungoj sa i përket funksionimit dhe angazhimit të KKSh-së” u shpreh Bieley, shkruan kumtesa.

Gjatë takimit të së enjtes palët u pajtuan që nën organizimin e OSBE-së të organizohet një takim i përbashkët i të gjitha këshillave nacionale dhe në këtë drejtim OSBE të ndihmojë procesin e rrjetëzimit të këtyre institucioneve pas zgjedhjeve të fundit. /Titulli.com/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.