Fundamenti

Martohet Zuckerberg, krijuesi i Facebook

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Është martuar edhe themeluesi i rrjetit më të madh social në botë, Mark Zuckerberg, i cili ka ndërruar unazat me Priscilla Chan gjatë një ceremonie martesore private në Kaliforni.

28 vjeçari Zuckerberg dhe 27 vjeçarja Chan janë që një kohë të gjatë në lidhje dhe janë takuar në Harvard University, aty ku dhe Zuckerberg e themeloi Facebook-un.

Mobi Casa

Chan, e cila është e diplomuar në mjekësi, ka marrë për dhuratë një gurë të çmueshëm rubini i dizajnuar nga vet Zuckerberg. Ky i fundit tashmë e ka ndërruar statusin e tij në profilin e tij në Facebook në ‘i martuar’.

Facebook ka hyrë gjatë javës në bursën amerikane dhe vlerësohet rreth 100 miliardë dollarë. Zuckerberg mban 56 përqind të aksioneve të kompanisë, përkundër ofertave të mëdha për t’ia shitur këto aksione. /Telegrafi/