Mobi Casa

Martini reklamon Shqipërinë!

/ 1 minutë lexim

Modelja e njohur me famë botërore Angela Martini, e cila me prejardhje është nga Shkodra, shpesh ka treguar se mburret me vendin e saj.

E ndonëse në prag të përfundimit të sezonit, kur është vala e fundit e turistëve, Angela ka zgjedhur të lë një mbishkrim në faqen e saj zyrtare në rrjetin social ‘Twitter’, ku tregon se Shqipëria është vendi më i bukur në botë për turizën, ndërsa në gjuhën shqipe ajo ka shkruar se me strategji ne mund t’ia dalim.

Fundamenti

“Albania deserves being one of the most touristic country in the world. Me strategjinë e duhur, ne mund t’ia dalim !!!”, ishte ky mbishkrimi i bukuroshes shkodrane.