Mobi Casa

Martini: “Jam shqiptare dhe s’rri e qetë”

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Modelja shqiptare, Anxhela Martini, po zhvillon karrierën e saj si modele dhe stiliste në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Qëndrimi në kontinentin tejoqeanik, duket se nuk ka ndikuar aspak në karakterin e saj.

Në rrjetin social Twitter, ku ka afro 14 mijë përcjellës nga mbarë bota, Anxhela ka publikuar mbishkrimin: “Jam shqiptare dhe s’mund të rri e qetë”.

UBT

Në fillim të kësaj jave, revista prestigjioze “GQ”, versioni i Meksikës, i dedikoi Martinit një artikull, ku e cilëson modelen si “bukuria e Shqipërisë”.