ARKATANA

Martina Ivezaj mahnit me fotot e reja

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Është shqiptare, por lindur e rritur në Gjermani. Bukuroshja 21-vjeçarja Martina Ivezaj, ka pushtuar revistat dhe pasarelat e modës në Evropë dhe SHBA dhe me të drejtë mund të thuhet se tanimë ka një karrierë ndërkombëtare, edhe pse në Shqipëri nuk njihet shumë.

Ka pasur bashkëpunime me fotografë të ndryshëm, mes së cilëve me të mirënjohurit Michael Wilfing dhe Christian Holzknecht. “I pari është një fotograf yjesh nga Gjermania dhe punon për revistën “Bravo”. Ndër të tjerë, ai ka fotografuar edhe këngëtaren Shakira, 50 Cent etj”, – tregon Ivezaj. Sa i përket fotografit Christian Holzknecht, që është nga Austria, ka bërë fotografi edhe për revistat e njohura si “Playboy”, “FHM” etj, transmeton Yllpress.

Ai ka qenë fotografi i Ivezajt gjatë kohës kur ajo ka qenë duke konkurruar për “Miss Tunning 2009/10”. E pyetur se a do të bënte foto nudo për ndonjë revistë, Martina thotë se edhe pse e kanë ftuar, nuk ka pozuar për foto të tilla.

Mobi Casa

“Kam pas një ofertë nga ‘Playboy”, por nuk e bëra këtë, sepse nuk m’u përshtat kjo gjë.Edhe pse fitimet që do të mund të merrja për këtë punë do të ishin të majme, prapë mendoj se për mua eurot nuk janë gjithçka”, është shprehur modelja shqiptare, e cila ka një kontratë me një agjenci modelimi në Gjermani.

Ivezaj është një modele, e cila ka bërë shumë reklama nëpër TV, sidomos nëpër panaire të makinave, kryesisht në Gjermani. Tani ajo ka një ftesë, për të realizuar disa reklama automjetesh në Itali, por për shkak të mundësive të kufizuara nuk ka mundur të shkojë, sepse ka pasur edhe disa punë të tjera në Gjermani.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.