United Hospital

Martina dhe Valmira në finalen e “Miss Universe Gjermania”

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Dy bukuroshet me prejardhje shqiptare janë pretendente kryesore për të fituar kurorën e bukurisë në “Miss Universe Germany 2014”.

Martina Ivezaj dhe Valmira Krasniqi ishin ndër kandidatet më të votuara dhe fituan të drejtën direkt për në finale, pa pasur nevojë të marrin verdiktin e jurisë.

Nga 15 bukuroshet që kërkonin finalen e “Miss Universe Gjermania”, vetëm dhjetë prej tyre vazhduan garën. Si kurrë më parë, në këtë spektakël garuan edhe tri shqiptare.

Derisa Albina Nocajt kjo ëndërr iu ndal në gjysmë, për Martina Ivezajn dhe Valmira Krasniqin pjesëmarrja në finale të këtij spektakli bëhet realitet. Madje, dy vajzat me prejardhje shqiptare janë pretendente kryesore për të fituar kurorën e bukurisë në Gjermani.

Mobi Casa

Kjo bazuar në votat e publikut, të cilët deri më 15 gusht votuan përmes rrjetit social “Facebook” për tri finalistet e para, ndërsa shtatë të tjera nga juria profesionale. Martina dhe

Valmira ishin ndër kandidatet më të votuara dhe fituan të drejtën direkt për në finale, pa pasur nevojë të marrin verdiktin e jurisë.

Martina Ivezaj është 24-vjeçare, jeton në Augsburg, ndërsa është nga Tuzi i Malit të Zi. Ajo ka marrë pjesë në shumë sfilata dhe konkurse të bukurisë në Gjermani, ndërkohë vite më parë ishte edhe pjesë e “Miss Kosova”, ndërkohë Valmira Krasniqi është 18-vjeçare, banon në Helbron, ndërsa është më prejardhje nga Prishtina.

Të dy bukuroshet pushimet verore i kanë kaluar në trojet shqiptare.
Finalja e “Miss Universe Gjermania” do të mbahet më 30 gusht dhe fituesja do të përfaqësojë Gjermaninë në spektaklin botëror “Miss Univerese”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.