Hidromorava

Martesat e romeve në Serbi u nxjerrin telashe organeve komunale

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Rreth 9 femra rome janë të martuara në Kosovë, por që janë të kurorëzuara në Serbi. Këto nëntë raste kanë kërkuar nga komiteti për komunitete në Kamenicë që të rregullohet statusi i tyre.

Komiteti për komunitete në Kamenicë ka shqyrtuar disa pika të rëndësishme që lidhen me pozitën e komuniteteve në këtë qytet. Megjithatë anëtarët e këtij komiteti kanë kërkuar raport të punës për vitin 2012 si dhe planin punues e veprues për vitin 2013.

KKVITI

Por pika që më së tepërmi ka ngjallur debat ka qenë kërkesa e 9 femrave rome për të zgjidhur statusin e tyre të shtetësisë. Rreth 9 rome janë të evidentuara si të martuara në Kosovë, por që janë të kurorëzuara në Serbi.

Këto nëntë raste kanë kërkuar nga ky komitet që të ndikojë tek organet komunale që tua zgjidhë atyre statusin e shtetësisë . /rajonipress/