Hidromorava

Marshi fundor

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Poezi nga Ruzhdi Kqiku

Po e shoh përpëlitjen
tuaj të fundit
o luani i plandosur
o i neveritshmi
i shekullit njëzet

Po i ndëgjoj tingujt
funebër në
homazhin tuaj
të përmotshëm mortor

Dhe po e shoh kortezhin
e gjatë gjeneralësh
të ushtrisë së vdekur
me kurora të përgjakura në dorë

FIDANISHTJA

O i neveritshmi i shekullit njëzet
po e shoh komemoracionin tuaj të
përmotshëm fundor dhe qent lozonjarë
me kafkën tuaj pranë stelave të tyre

Po i shoh dhe ekologët e rraskapitur duke
të të fshier nga faqja e dheut
e mandej ndëgjoj karrkatje korbash
të leckosur mbi kufomën tuaj
të ndryer o i qelbur i shekull njëzet.

Ruzhdi Kqiku (nëntor 1990)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.