Fundamenti

Marsh solidarizues për rektorin

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Kundër vendimit të rektorit Zejnullahu, të enjten para rektoratit protestuan organizatat e dala nga lufta, duke kërkuar regjistrimin e mbi 1000 studentëve pa provim pranues në UP. Aktivistë të Shoqërisë Civile në bashkëpunim me studentë të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, do të organizojnë një marsh solidarizues për rektorin e Universitetit të Prishtinës, Ramadan Zejnullahu, për qëndrimet e tij karshi situatës së krijuar për studentët fëmijë të dëshmorëve.

Shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, po i kërkojnë rektorit Zejnullahu, që të regjistrojë me automatizëm rreth 1 mijë studentë të cilët kanë vërtetim të familjeve të veteranëve, dëshmorëve apo invalidëve të UÇK-së.

Vendimi i rektorit, i cili nuk lejon pranimin e asnjë studenti që në UP, pa kaluar pragun (30 për qind e testit) e kalueshmërisë në provimin pranues, po merr mbështetje edhe nga një grup i studentëve dhe shoqërisë civile.

Roland Sylejmani, njëri nga organizatorët e këtij marshi, ka thënë për Kosovapress, se të martën në orën 12:00, duke u nisur nga Teatri Kombëtarë në drejtim të Rektoratit, do të organizojnë një marsh solidarizues për rektorin Ramadan Zejnullahu, për siç thotë ai, ndërhyrjes në autonominë e Universitetit nga ana e Ministrisë së Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë dhe presioneve të tjera nga OVL UÇK.

Uji Dea

“Vendimet e Rektorit i konsiderojmë të drejta dhe konform ligjit. Ne jemi grup qytetarësh e studentësh që jemi mbledhur për të përkrahur çdo nismë të shëndosh që do të kontribuonte në të mirën e Universitetit”, ka thënë Sylejmani për KosovaPress.

Kundër vendimit të rektorit Zejnullahu, të enjten para rektoratit protestuan organizatat e dala nga lufta, duke kërkuar regjistrimin e mbi 1000 studentëve pa provim pranues në Universitetin e Prishtinës.

Këtë kërkesë, ata e bënë duke iu referuar një marrëveshje të mëhershme mes Ministrisë së Arsimit dhe Rektoratit të UP-së, përderisa në anën tjetër Rektorati, po konsideron se një kërkesë e tillë është e jashtëligjshme.

Veteranët e luftës, kërkuan po ashtu dorëheqjen e Rektorit, meqenëse ka kohë që nuk po pranohet kërkesa e tyre për regjistrimin me automatizëm të mbi 1000 studentëve.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.