HW

Marseille i hap bisedimet për të nënshkruar me Edon Zhegrovën

/ 2 minuta lexim
HW

Sipas një raportimi nga “Foot Mercato” dhe Fabrizio Romano, Olympique de Marseille po synon transferimin e anësorit të Lille OSC, yllit kosovar Edon Zhegrovës, por përballet me konkurrencë të fortë për shërbimet e tij.

Koha e Zhegrovës te “Les Dogues” po shkon drejt fundit, dhe klubi ka bërë të qartë se janë të gatshëm ta shesin këtë verë (për çmimin e duhur).

Reprezentuesi i Kosovës ka hyrë në vitin e fundit të kontratës dhe shpesh ka deklaruar se është gati të largohet për një sfidë të re.

“Foot Mercato” shkruan se Zhegrova është shumë i interesuar për mundësinë e kalimit te Marseille, që sezonin e ardhshëm do të luajë në Ligën e Kampionëve.

United Hospital

Ai pritet të ofrojë konkurrencë për Mason Greenëood në krahun e djathtë të sulmit.

Megjithatë, edhe klubi saudit Al-Nassr e ka në shënjestër dhe dëshiron ta shohë atë duke iu bashkuar sulmit ku bëjnë pjesë Cristiano Ronaldo dhe João Felix.

Thuhet se Al-Nassr tashmë është në bisedime me Zhegrovën për një transferim të mundshëm.

Pavarësisht situatës së kontratës dhe dëshirës së lojtarit për t’u larguar, Lille nuk është e gatshme të lëshojë nga çmimi i vendosur rreth 15 milionë euro (plus 5 milionë euro në formë bonusesh)./GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.