Marrin paga pa punuar asgjë, vjen paralajmërimi: Kosova në kolaps

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philipp Kosnett ka shkruar ditë më parë se disa gjykatës të Gjykatës Supreme janë paguar një vit pa bërë asnjë punë.

“Një nga shqetësimet do të ishte se kujt i shërbejnë këta gjykatës dhe cila është lidhja e tyre me politikën, pasi pa bekimin e kësaj të fundit nuk kanë mundur të paguhen. Pra me ketë sistemi i drejtësisë në Kosovë është në kolaps si pasojë e kapjes nga politika dhe shndërrimin e saj në mjetë politik për agjenda politike sidomos të para politikës”, tha Haziri për “Kosova Sot Online”.

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philipp Kosnett ka shkruar ditë më parë se disa gjykatës të Gjykatës Supreme janë paguar një vit pa bërë asnjë punë.

“Gjykatësit e Dhomës Speciale të Gjykatës Supreme morën paga për një vit pa marrë asnjë vendim, për shkak se një ligj i vjetër, tash i ndryshuar, thoshte se gjykatësit e EULEX’it duhet të jenë prezentë për t’u mbajtur gjykimet”, ka shkruar Kosnett.

E duke folur për kritikat serioze që ka adresuar ambasadori amerikan, analisti politik, Nexhat Haziri thotë se zbulimi i këtij skandali të radhës në drejtësi, tregon më së miri pse ka dështuar kretësisht sistemi gjyqësor në Koosovë.

UBT

“Zbulimi i faktit se si edhe gjykatësit e Dhomës Speciale të Gjykatës Supreme morën paga për një vit pa marrë asnjë vendim, për shkak se një ligj i vjetër, tash i ndryshuar, thoshte se gjykatësit e EULEX-it duhet të jenë prezentë për t’u mbajtur gjykimet, tregon më së miri për mjeshtrin e abuzimit të ligjit që e kanë përsosur gjykatës dhe prokurorë të Kosovës dhe për pasojë kemi një kalbëzim të pa ndalshim të sistemit të drejtësisë kosovare”, shprehet Haziri.

“Deklarata e ambasadorit Kosnett është tregues i qartë për gjendjen në të cilën gjendet sistemi i drejtësisë në Kosovë, një sistem që ka kohë që ka filluar kalbëzimin dhe ka rrezik të degradoj si në shtete me demokraci të dështuara. Pagimi i disa gjykatësve në Gjykatën Supreme pa punuar as edhe një ditë ngrehë shumë shqetësime përveç zhvatjes së buxhetit të Kosovës”, tha Haziri për “Kosova Sot Online”.

Sipas tij, në pyetje e madhe lindë më pastaj se për cilin grup të interesit kanë qëndruar dhe kanë punuar këta njerëz në ato pozita.

“Një nga shqetësimet do të ishte se kujt i shërbejnë këta gjykatës dhe cila është lidhja e tyre me politikën, pasi pa bekimin e kësaj të fundit nuk kanë mundur të paguhen. Pra me ketë sistemi i drejtësisë në Kosovë është në kolaps si pasojë e kapjes nga politika dhe shndërrimin e saj në mjet politik për agjenda politike sidomos të para politikës. Për skandalin në fjalë përgjegjës kryesor është ministria e drejtësisë dhe qeveria në përgjithësi”, përfundoi analisti politik, Nexhat Haziri për “Kosova Sot Online”.