Eko Higjiena

Marrin 17 milionë euro, nuk i pastrojnë rrugët

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Ministria e Infrastrukturës ua ka ndarë 17 milionë euro kompanive për mirëmbajtjen e rrugëve, por reshjet e fundit të borës kanë shkaktuar kaos nëpër rrugët e Kosovës. Në gjithë vendin në pjesën dërrmuese të rrugëve të enjten ka qenë vështirë e kalueshme, ndërsa vendet malore kanë qenë të bllokuara tërësisht, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Reshjet e fundit të borës, si zakonisht kanë zënë në “gjumë” kompanitë e kontraktuara nga Ministria e Infrastrukturës (MI) për pastrimin rrugëve nga bora.

Të enjten pjesa dërmuese e rrugëve nëpër gjithë vendin kanë që qenë vështirë të kalueshme, e në vende malore të bllokuara tërësisht për shkak se 14 kompani e angazhuara për mirëmbajtje e rrugëve regjionale nuk po e kryejnë punën e tyre si duhen, ndonëse për tri vite për këtë qëllim nga ministria e Infrastrukturës do të marrin hiç më pakë se 17,2 milionë euro, shkruan më tutje Gazeta “Zëri”.

Mobi Casa

Por, përkundër gjendjes së rëndë në rrugë zyrtare të ministrisë së Infrastrukturës kanë thënë se të gjitha rrugët në vend janë të qarkullueshme.

Sipas tyre, qarkullimi me më vështirësi ka qenë në magjistralen Hani i Elezit-Prishtinë, shkruan më tutje Gazeta “Zëri”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.