Marrëveshjet, vetëm në letër

Pritjet e gjata dhe barrierat kufitare edhe më tej vazhdojnë të jenë prezente në pikën e kalimit kufitar mes Kosovës dhe Shqipërisë përkundër nënshkrimit të marrëveshjeve të ndryshme për lehtësim të qarkullimit të mallrave.
Raportet tregtare Kosovë – Shqipëri nuk po arrijnë të shënojnë ndonjë përmirësim.
Më 11 janar 2014 në Prizren është nënshkruar marrëveshja për bashkëpunim në nxitjen dhe lehtësimin e tregtisë, por ajo edhe më tutje mbetet vetëm në letër, pavarësisht zotimeve nga ana e shtetit fqinj. /Zeri /