Hidromorava

Marrëveshje “xhentëlmene” deri në zgjedhjet parlamentare

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Një marrëveshje “xhentëlmene” ndërmjet liderëve të partive kryesore në vend mund ta shpëtojë nga rrëzimi edhe për pak muaj qeverinë aktuale të kryeministrit Hashim Thaçi.

Burime të besueshme pranë subjekteve kryesore në vend, i kanë thënë gazetës “Tribuna” se tashmë është e pamundur që vendi të shkojë njëkohësisht në zgjedhje lokale dhe parlamentare, kështu që si kompromis, liderët e subjekteve më të mëdha pritet që të paktën të provojnë të gjejnë një zgjidhje kalimtare të funksionimit të Qeverisë dhe Kuvendit deri në pranverën e vitit 2014.

Uji Dea

Por, kjo marrëveshje kompromisi, sipas të njëjtave burime, është shumë vështirë të arrihet para zgjedhjeve të 3 nëntorit për shkak të implikimeve dhe efekteve që konsiderohet se do të mund të kishte te votuesit.

Po ashtu, thuhet se ka një pajtim të heshtur midis partive politike që zgjedhjet lokale t’i shohin edhe si test të fuqisë së tyre reale në terren para se të shkojnë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.