Marrëveshje të paligjshme
Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe ndërmarrja “Trepça”, por edhe Qendra Klinike Universitare e Kosovës kanë bërë shkelje të Ligjit të Prokurimit Publik. Kjo pasi këto dy institucione kanë vendosur të shpenzojnë paranë publike duke mos përfillur procedurat e prokurimit.
E para, MFSK-ja më 9 qershor të këtij viti kishte nënshkruar një marrëveshje me operatorin “Vala”, për të pajisur mbi 2.700 ushtarë dhe oficerë të këtij institucioni.
Kurse, tri ditë më vonë, po ashtu, kryeshefi i PTK-së, Agron Mustafa, kishte nënshkruar marrëveshje me drejtorin e ndërmarrjes “Trepça”, Ahmet Tmava, ku kjo ndërmarrje sipas asaj marrëveshjeje do të pajiste mbi 1.500 minatorët dhe stafin tjetër përcjellës, përfshirë edhe menaxhmentin, të cilët do të kenë në telefonat e tyre shërbimet më të reja të “Valës”, thirrje falas brenda grupit, internet 3G dhe 4G, etj.
Po, ashtu para pak ditësh edhe QKU-ja pa përfillur Ligjin e Prokurimit Publik ka nënshkruar një kontratë të njëjtë me operatorin publik “Vala”./zeri/


