Hidromorava

Marrëveshje për zbutjen e papunësisë

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Është nënshkruar marrëveshja e bashkëpunimit e cila ka për qëllim trajnimin në punë me qëllim të krijimit të mundësive të reja të punësimit për punëkërkuesit dhe të papunët e rinj, ku pritet të angazhohen 600 punëkërkues në të gjitha komunat e Kosovës.

Ministri i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, tha se kjo marrëveshje do të ndikojë në ngritjen e shkathtësive dhe krijimin e një tregu afatgjatë të punësimit.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, tha se ky aktivitet do të ndikojë në motivimin e të rinjve për punësimin.

HW

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, me rastin e nënshkrimit të kësaj marrëveshje, tha se do të vazhdojnë me aktivitete të tilla, që sipas tij do të ndikojnë në zbutjen e papunësisë.

“Kjo është e mire sepse për tre muaj do të mundësohet që të mbajnë praktikë dhe ata që tregohen të mirë do të mbeten dhe kjo nuk do të zbusë papunësinë por kemi edhe tri orientime që ne ta rrisim zhvillimin ekonomik, ta rrisim numrin e punëtorëve në treg dhe të mundësojmë që punëtorët të gjejnë punë në tregun evropian dhe vazhdojmë me përkrahjen e sektorit të bujqësisë”, tha ai./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.