Fundamenti

Marrëveshje ose zgjedhje

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, e ka ndryshuar diskursin gjatë takimeve me liderët e partive që kanë fituar ulëse në Kuvendin e Kosovës. Derisa në takimet e mëhershme ka kërkuar nga ta që me mirëkuptim të arrijnë një marrëveshje për zhbllokim të shtetit nga kriza institucionale, të premten ua ka përkujtuar për herë të parë shkuarjen në zgjedhje të parakohshme.

Këtë paralajmërim të sajin e ka bërë publik lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti. Ai ka thënë se Jahjaga në fakt ka ofruar dy opsione për të dalë nga kriza. Opsioni i parë del të ketë qenë marrëveshja mes liderëve të partive politike, përderisa si opsion i dytë del të jetë përmendur shkuarja në zgjedhje të reja.

Hidromorava

Jahjaga ka përsëritur qëndrimin se zgjidhjet duhet të gjenden brenda kuadrit kushtetues dhe bazuar në vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe theksoi domosdoshmërinë që liderët, duke e vlerësuar seriozitetin e situatës në të cilën gjendet vendi, të ofrojnë zgjidhjet që çojnë drejt ndërtimit të institucioneve, duke kërkuar rrugë që shmangin përsëritjen e zgjedhjeve…(Tribuna)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.