Hidromorava

Marrëveshja rrezikohet nëse nuk hiqet plani i zbatimit

/ 1 minutë lexim

Kryetari i Komisionit për Legjislacion, Arben Gashi, shprehet i bindur se kërkesa e LDK-së për ta hequr planin e zbatimit nga ratifikimi i marrëveshjes do të realizohet.

Në të kundërtën, sipas tij, ky dokument do të rrezikohej në tërësi. Në një intervistë për gazetën Tribuna, Gashi ka thënë se subjekti i tij ka qëndrime të qarta dhe nuk do ta votojë marrëveshjen nëse nuk bëhet paraprakisht heqja e planit të zbatimit.

Mobi Casa

“Vullneti i shumicës së deputetëve është që plani i zbatimit të mos ratifikohet dhe kjo nënkupton që nëse ky vullnet nuk realizohet, atëherë nuk mund të bëhen 80 vota për ta ratifikuar marrëveshjen. Ky është qëndrimi i LDK-së në komision, dhe besoj që i njëjti do të jetë edhe në Kuvend”, ka thënë Gashi.

Ai ka vlerësuar se kërkesa e tyre është shumë e bazuar pasi plani ka disa probleme strukturore dhe Kuvendi, sipas tij, nuk mund të votojë për përmbajtje të tillë (Tribuna).