UBT

Marrëveshja që do t’i ndihmojë bujqësisë

/ 2 minuta lexim

Falë marrëveshjes ndërmjet bankës TEB dhe Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë, këtë vit për avancim në fushën e bujqësisë do të jepen 27 milionë euro grante. Ky privilegj do t’u jepet vetëm fermerëve të cilët vlerësohen si seriozë në punë dhe që nuk do të sillnin telashe për kthim të kredisë.

Këtë e ka deklaruar kryeshefi ekzekutiv i Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë, Elhami Hajdari, i cili ka shtuar se në vitin 2012 janë mbledhur 17 milionë euro si grante, kurse këtë vit falë ndihmesës që po e jep TEB Banka, do të mblidhen 27 milionë euro për zhvillimin e projektit, i cili do t’i përkrahë 32 fusha bujqësore.

Mobi Casa

“Janë zgjedhur edhe fermerët përfitues, të cilët do të kenë lehtësime. Si dhe ulja e interesave do të ndikojë pozitivisht. Përkrahja bëhet në dy faza, nëse i kalon 30 mijë euro vlera, projekti i fermerit do të përkrahet në të dy fazat. Faza e parë paguhet kur përfundon gjysma e punës, pra 50 për qind, ndërsa kur përfundon i gjithë projekti – jepet pagesa e dytë”, ka theksuar Hajdari… (Tribuna).