Mobi Casa

Marrëveshja PDK-LDK firmoset nesër

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

​Partia Demokratike dhe Lidhja Demokratike pritet të firmosin më së largu të dielën marrëveshjen për koalicionin qeverisës, për mandatin e ardhshëm katërvjeçar. Një burim i “Kohës Ditore” ka treguar se grupet punuese tashmë kanë finalizuar draftin e Programit qeverisës, një kopje të të cilit e ka siguruar edhe gazeta.

Po kështu, subjektet janë akorduar edhe për ndarjen e pushtetit. Sipas tij, marrëveshja mund të firmoset edhe gjatë ditës së shtunë nga liderët e të dyja partive, Hashim Thaçi e Isa Mustafa. Kësisoj, të hënën do të mund të zhvillohet seanca konstituive.

“Do të ketë një takim ndërmjet liderëve politikë gjatë ditës së nesërme dhe në fund janë planet që edhe të nënshkruhet marrëveshja që ka të bëjë me ndarjen e përgjegjësive institucionale”, ka thënë ky burim.

ARKATANA

“Emra titullarësh nuk do të përmenden në marrëveshje”.

Thaçi, kryeministër në detyrë, nuk ka qenë thuajse gjatë gjithë javës në Kosovë. Ai ka qëndruar në New York, ku e ka prezantuar Kosovën në sesionin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Do të kthehet paraditen e së shtunës dhe zyrtarët e partisë së tij nuk e kanë mohuar faktin se po këtë ditë edhe do ta firmosë marrëveshjen me Mustafën.

“Nesër vjen kryeministri. Ai i sqaron gjërat brenda ditës”, ka thënë shkurt Hajredin Kuçi, nënkryetar në PDK.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.