Marrëveshja paradoksale
Arritja e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë, për shfrytëzimin e hapësirës ajrore të Beogradit nga qytetarët e Kosovës, e jo arritja e marrëveshjes mes palëve për largimin e të ashtuquajturit “Parku i Paqes” mbi urën e lumit Ibër në Mitrovicë, nga njohësit e rrethanave politike në vend po vlerësohet si paradoks.
Një marrëveshje e tillë e arritur muajin e kaluar konsiderohet thjeshtë si një vazhdimësi e politikës së Beogradit karshi Kosovës dhe politikanëve. Për analistin politik Artan Muhaxhiri veprimet e fundit tregojnë se Beogradi është duke menduar se si do të reflektojnë veprimet e tij te Bashkimi Evropian, e jo të bëj marrëveshje të cilat do të lehtësonin jetën e qytetarëve të Kosovës.
“Politikanët e Serbisë janë të njohur ndonjëherë si politikanë të cilët dinë të jenë irracionalë në veprimet dhe qasjet e tyre. Marrëveshja rreth aeroportit është më e dukshme. Këta e kanë bërë për hir të bashkësisë ndërkombëtare për të dëshmuar si një vullnet të tyre për përmirësimin e marrëdhënieve me Kosovën”, ka thënë Muhaxhiri…(Tribuna).


