Mobi Casa

Marrëveshja nuk është reciproke, favorizon Serbinë

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Nga Adriatik Kelmendi – Marrëveshja Kosovë-Serbi për sigurime nuk është fare reciproke, dhe sërish shumë më tepër u shkon në favor shtetasve serbë se sa atyre të Kosovës.

E para, tash e tutje automjetet me targa të Serbisë do të paguajnë 0 (zero) euro për të hyrë në Kosovë, derisa automjetet me targa të Kosovës do të detyrohen të paguajnë TPL+ në shumën prej 40 eurosh. Kosova do t’ia njohë Serbisë polisën e zakonshme të sigurimit, kurse Serbia Kosovës jo.

E dyta, paradoksalisht, edhe pse tash në TPL+ do të shënohet numri i targës RKS, delegacioni kosovar sërish ka dështuar që të sigurojë që nëpër territorin e Serbisë të udhëtohet me tabela RKS. Sërish, me të hyrë në Serbi, duhet hequr tabelat RKS dhe vendosur ato të letrës “Proba”, të cilat më herët kanë kushtuar 5 euro në ditë. Nëse kjo shumë ka mbetur në fuqi, i bie se 40 eurove për TPL+ do t’i shtohen nga 5 euro për çdo ditë të qëndrimit me automjet në territor të Serbisë.

Në anën tjetër, automjetet me targa të Serbisë nuk do t’i ndërrojnë ato dhe sërish do të paguajnë 0 (zero) euro.
E treta, duke ia njohur vetëm shtetasve të Serbisë të drejtën e hyrjes në Kosovë pa paguar asnjë euro shtesë për sigurim kufitar, Kosova po ia njeh këtë të drejtë vetëm shtetasve të shtetit i cili mohon ekzistencën e saj, kurse “takson” të gjithë të tjerët, përfshirë edhe shqiptarët e edhe shtetet që e kanë njohur shtetësinë.

FIDANISHTJA

Për më tepër dhe më konkretisht, bashkatdhetarët me tabela të huaja do të vazhdojnë të paguajnë sigurimin kufitar prej rreth 20 eurosh (me zbritjen e fundit prej 50%), kurse shtetasit serbë nuk do të paguajnë fare!

Me gjithë këto lëshime, kjo marrëveshje duhet parë vetëm si një hap para, por jo edhe zgjidhje e problemit. Qeveria e Kosovës duhet urgjentisht të fillojë të bëjë presion që të njihen targat e Kosovës nga Serbia dhe pastaj të arrihet edhe reciprocitet i plotë në njohjen e polisave.

Një situatë tjetër që mund tash të shfrytëzohet nga Kosova, është që të bëhet presion te Këshilli i Byrove në Bruksel që Kosova të pranohet në Kartonin e Gjelbër, meqë sigurimet kosovare po i pranon edhe Serbia.

http://koha.net/?id=31&o=817

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.