UBT

Marrëveshja ndërshtetërore për Sigurimet Shoqërore mes Zvicrës dhe Kosovës

/ 3 minuta lexim

Pas protestës së sindikalistëve të Cyrihut “Mos na i vidhni pensionet”, radioja qendrore zviceriane DRS raportoi për problemin e pensioneve të shtetasve të Kosovës. Me këtë rast ajo bisedoi edhe me Osman Osmanin nga Sindikata UNIA.

Tashmë kanë kaluar gati 3 vjet prej se kur Enti Federal për Sigurimet Shoqërore, konstaton DRS, nuk bënë pagesën e pensionet në Kosovë: Arsyeja: atje luftohet pamjaftueshëm keqpërdorim. Gjyqi Federal Administrativ ka vendosur që pensionet të paguhen më tej. Përkundër kësaj Enti Federal për Sigurime Shoqërore ka refuzuar pagesën e pensioneve.
Kjo është një lojë juridike, poshtë e lartë, në kurriz të 170’000 të siguruarve, të cilët punojnë në Zvicër dhe paguajnë rregullisht kontributet e tyre dhe jetojnë në pasiguri, pasi nuk e dinë se a do të marrin ndonjëherë pensionet e tyre.

Për Osman Osmanin, nga sindikata Unia kjo gjendje është e paqëndrueshme:

Osman Osmani: “Ne nga ana e sindikatës Unia jemi duke përgatitur një ankesë për refuzimin e zbatimit të vendimeve gjyqësore në adrese te qeverisë zvicerane, pasi BSV edhe më tej ndër të tjera udhëzon entin qendror për pagesën e pensioneve që të mos paguaje pensionet, udhëzim ky që në baze të vendimeve te plotfuqishme gjyqësore e konsiderojmë si refuzim të zbatimet ligjor.”

UBT

Pra një ankesë për moszbatimin e vendimeve gjyqësore. Është një keqkuptim, mendo Rolf Camenzind, zëdhënës i EFSSH. Qartë, Gjyqi Federal Administrativ ka vendosur që vendimi për anulim të marrëveshjes nga ana e Qeverisë Zvicerane është i pavlefshëm, andaj edhe duhet të vazhdojnë te shqyrtohen kërkesa për pensionet e qytetarëve të Kosovës dhe ato të paguhen edhe me tej.

Osman Osmani: „Kjo është pikëpamja e Gjyqit Federal Administrativ. Ne kundër të këtij vendimi kemi bërë ankesë në Gjykatën Federale. Mjerisht Gjyqi Federal ende nuk ka marrë një vendim në aspektin material, andaj kjo çështje në aspektin gjyqësor ende është e papërfunduar dhe për ne vlen edhe më tej vendimi i Qeverise Zvicerane.“

Ndërsa Gjykata Federale Administrative, në të kundërtën, vendimet e veta vendimtare i konsideron si të plotfuqishëm dhe ne mbi 20 raste të shqyrtuara ka kërkuar shqyrtim me kujdes të kërkesave të shqiptarëve të Kosovës dhe në rastet meritore të paguhen pensionet. Mirëpo kjo po stërzgjatet. Në një rast eksperimenti, që ka të bëjë me kontekstin e konfliktit, nuk ka së paku një mjek për të vërtetuar gjendjen shëndetësore të të siguruarve të prekur ….

Kështu për 170’000 qytetarëve të Kosovës mbetet edhe më tej prezentë pasiguria, se çfarë vlera kanë pagesat e tyre në arkat e sigurimeve shoqërore të Zvicrës, përfundon gazetari i Radios publike zvicerane (DRS), Sascha Buchbinder.