UBT

Marrëveshja me Vetëvendosjen “ku e lamë e ku na mbeti!”

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani thotë se shpreson që të vazhdohet bashkëpunimi dhe dialogu me Lëvizjen Vetëvendosje. Sipas saj, shumë çështje janë përafruar dhe do të shikohen mundësitë e bashkëpunimit në të ardhmen.

Për herë të fundit u takuan të enjten në mëngjes, por nuk gjetën gjuhë të përbashkët. Blloku opozitar, LDK-AAK e Nisma tash e një muaj bisedime nuk po arrin ta konkretizoj marrëveshjen me Lëvizjen Vetëvendosje, marrëveshje kjo e cila do t’i jepte fuqinë e pakontestuar qeverisjes së ardhshme të Kosovës.

Kur mendohej se të hënën po përfundonte gjithçka, një aneks i propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje duket se prishi gjithë “muhabetin” e krijuar deri atë kohë ndërmjet koalicionit LDK-AAK-Nisma dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

Në kohën kur po afrohej data e mbajtja e seancës së parë konstituive, Vetëvendosje si kusht u kishte vënë liderëve të koalicionit që të ketë një marrëveshje në letër, në mënyrë që të arrihet përfundimisht
ky koalicion.

Mes tjerash, ky subjekt politik kërkonte një ripozicionim të qeverisë së ardhshme të Kosovës karshi dialogut me Serbinë dhe ndryshimin e politikave të privatizimit.

Por zyrtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës besojnë se në ditët në vijim do të arrihet një pajtueshmëri me Vetëvendosjen, meqë çështja e bisedave me këtë subjekt politik mbetet ende e hapur.

Eco Higjiena

Anëtarja e kryesisë së LDK-së Vjosa Osmani i ka deklaruar gazetës “Botapress” se tashmë partitë kanë përafruar qëndrimet, por mbetet të bisedohet edhe në ditët në vazhdim.

“Ne shpresojmë të vazhdojmë bashkëpunimin dhe dialogun me Vetëvendosjen. Shumë çështje janë përafruar dhe do t’i shikojmë mundësitë e bashkëpunimit në të ardhmen”, tha Osmani.

Edhe anëtari tjetër i kryesisë Kujtim Shala, konfirmon se LDK-ja e cila tashmë ka nisur kontaktet me subjektet politik për arritjen e marrëveshjes do të do të vazhdoj kontaktet, dhe bisedimet me VV për të gjitha çështjet.

I pyetur se cilët do të jenë veprimet e ardhshme të LDK-së si partia më e madhe e bllokut opozitar, pas kërkesës së Vetëvendosjes se nëse nuk arrihet marrëveshja ata nuk do ta votojnë as propozimin e Haradinajt për kryeministër, Shala u përgjigj:“Nëse përpiqemi të bëjmë marrëveshje mbi parimet për të votuar institucionet që do të jenë stabile dhe sa më përfaqësuese kjo nuk lidhet me shumicën e votave, meqë ne i kemi shumicën e votave, gjë që u provua në seancën e djeshme, por ne kemi vullnet që të përfshijmë së më shumë subjekte politike në qeverinë e ardhshme të Kosovës”.

E anëtarja e partisë së Ramush Haradinajt, anëtarja e kryesisë së AAK-së, Donika-Kada-Bujupi, tha se nga dita e enjte nuk ka ndonjë lëvizje që do të shpinte drejt një marrëveshje me Vetëvendosjen.

“Nuk ka ndonjë lëvizje apo zhvillim të ri në këtë fazë. Në parim jemi për të diskutuar dhe varësisht prej zhvillimit të ngjarjeve do të veprohet”, deklaroi Kada-Bujupi. /botapress/