Eko Higjiena

Marrëveshja me Serbinë imponon ndryshimin e mbi 50 ligjeve

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Zbatimi i Marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve shumë shpejt pritet t’i japë efektet e para në Prishtinë.

Ky zbatim, nga ana e Kosovës parashihet të nisë me ndryshimin e ligjeve, me qëllim të adaptimit të tyre me kërkesat e serbëve që dalin nga marrëveshja e arritur në Bruksel mes kryeministrit kosovar Hashim Thaçi dhe atij serb Ivica Daçiq, më 19 prill.

Mobi Casa

Qeveria e Kosovës, tashmë i ka gati ndryshimet e përgatitura për dhjetëra ligje dhe shumë shpejt, sipas burimeve të gazetës do t’i procedojë për votim në pako në Kuvend.

Një zyrtar i lartë brenda Zyrës së Kryeministrit ka treguar për Tribunën me kusht anonimiteti se kanë filluar dhe tashmë i kanë gati ndryshimet e më shumë se 50 ligjeve që duhet të bëhen si rezultat i kërkesave që dalin nga Plani për zbatimit të Marrëveshjes Kosovë-Serbi (Tribuna).