Mobi Casa

Marrëveshja Kosovë-Serbi për letërnjoftimet, nis zbatimi i saj

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Ka nisur të zbatohet marrëveshja Kosovë-Serbi për dokumentet dhe qytetarët e Kosovës të cilat nga mesnata kanë udhëtuar në drejtim të Serbisë kanë kaluar kufirin lirshëm.

Në pikat kufitare nuk ka pasur nevojë për dokumente shtesë, me përjashtim të letërnjoftimit, që nënkupton se nga 1 shtatori nuk po lëshohen dokumentet për hyrje/daljet.

Lidhur me zbatimin e marrëveshjes ka reaguar edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçka.

Ai në një postim në Facebook ka bërë të ditur se në pikë kalimet kufitare në Merdar, Bërnjak, Dheu i Bardhë dhe në Muçibabë është ndërprerë lëshimi i dokumentit për hyrje/dalje nga ana e autoriteteve të Serbisë.

Uji Dea

“Në pikë kalimet kufitare në Merdar, Bërnjak, Dheu i Bardhë dhe në Muçibabë është ndërprerë lëshimi i dokumentit për hyrje/dalje nga ana e autoriteteve të Serbisë. Edhe një sukses në shtrimin e sundimit të ligjit dhe Kushtetutshmërisë në territorin e Republikës së Kosovës, si dhe mbrojtjen e interesave të shtetasve tanë karshi Serbisë”, shkruan ministri i Punëve të Brendshme.

Ndryshe, Marrëveshja për heqjen e dokumenteve për hyrje-dalje është arritur më 27 gusht në Bruksel, takim ky që u mbajt mes Kosovës e Serbisë pas vendosjes së reciprocitet, e që u pasua me barrikada nga serbët më 31 korrik në veri.

Në takimet Kosovë-Serbi ishte edhe i dërguari i SHBA-së për dialogun, Gabriel Escobar.

Pas dialogut në Bruksel më 27 gusht, në Kosovë dhe Serbi ishin sërish për vizitë Escobar dhe i dërguari i BE-së, Miroslav Lajçak. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.