ARKATANA

Marrëveshja Kosovë-Serbi, Judah: S’ka vullnet politik

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gazetari britanik dhe njohësi i rrethanave politike në Ballkan, Tim Judah, në një intervistë për Atlantic Council, tha se për problemet mes Kosovës dhe Serbisë gjithmonë ka një rrugëdalje, por problemi qëndron më shumë tek vullneti politik i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

“Gjithmonë ka një rrugëdalje, është me të vërtetë mjaft e lehtë të shohësh zgjidhjet që mund të bëhen. Nuk është ky problemi. Problemi është vullneti i tyre politik dhe nuk mendoj se për momentin është një vullnet politik për të gjetur një rrugëdalje”, tha Judah.

Sipas tij, të dy udhëheqësit janë disi të lumtur që vazhdojnë rrugën pa ndryshuar qëndrime, sidomos kryeministri Kurti, i cili siç vlerësoi Judah, “është më pak fleksibël dhe pragmatik se sa të tjerët”.

Eco Higjiena

“Problemi është se ai detyrohet të negociojë diçka që nuk beson, ai bëri karrierë në opozitë, duke thënë se nuk beson në dialogun me Serbinë dhe Asociacionin e komunave me shumicë serbe, kështu që po shtyhet të bëjë diçka që nuk dëshiron ta bëjë”, vuri në pah ai.

Për ta shpjeguar mungesën e “vullnetin politik”, autori i shumë librave për Ballkanin, kujton kontestin 27-vjeçar mes Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut.

“Ata ndoshta mund të kishin gjetur zgjidhje brenda një jave nëse do të kishte vullnet politik, por nuk kishte vullnet politik. Por, në momentin që kishte vullnet politik, ishte e lehtë të zgjidhej problemi”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.