ARKATANA

Marrëveshja Kolektive, zbatim në letër

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Po bëhen gati katër muaj qëkur ka hyrë në fuqi Marrëveshja Kolektive, mirëpo deri më tani në sektorin privat kjo marrëveshje ka gjetur zbatim vetëm 10 për qind. Kështu deklaroi Jusuf Azemi, kryetar i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, pas një takimi që zhvilloi me punëtorët teknikë të shkollës ekonomike të Prishtinës, të cilët deklarojnë se pronari po i shkel të drejtat e tyre, duke ia vonuar pagat.

Azemi ka thënë se pavarësisht zotimeve të ministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale se Kontrata Kolektive pas hyrjes në fuqi do të gjejë zbatim, ky premtim ka mbetur vetëm në letër. “Edhe këtyre punëtorëve po u shkelën të drejtat nga pronari i kompanisë, duke ia vonuar pagat. Gjendja ekonomike e këtyre punëtorëve është shumë e rëndë dhe që të ketë vonesa kjo është e papërballueshme” ka thënë ai.

Mobi Casa

Sipas Azemit, deri më tani si Sindikatë kanë bërë shumë presione dhe shumë protesta nëpër kompani të ndryshme, por që nuk kanë rezultuar me përmirësim të gjendjes së punëtorëve.

Nëse edhe në muajin në vazhdim nuk do të ketë përmirësim, atëherë, sipas tij, do të organizohet protestë masive./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.