Hidromorava

Marrëveshja ka elemente të autonomisë

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Ish – drejtori i Policisë së Kosovës, tash deputet i PDK-së, ka thënë se marrëveshja e Brukselit është mundësi shumë madhe për Prishtinën që ta shtrijë autoritetin atje pa përdorur dhunën. Deputeti i PDK-së, Behar Selimi, gjatë një interviste për gazetën Tribuna, ka thënë se strukturat ilegale e kanë vendin në institucionet e Prishtinës, por pas një procesi verifikues edhe me ndihmën e ndërkombëtarëve.

“Strukturat ilegale jemi të obliguar që t’i trajtomë politikisht. Ndërsa lidhur me strukturat kriminale, ata përmes drejtësisë duhet të shkojnë të gjithë në burg”,ka thënë Selimi.

Hidromorava

Deputeti i PDK-së ka qasje të drejtpërdrejtë për përmbajtjen e marrëveshjes dhe pranon se në të ka elemente të autonomisë për serbët e Kosovës.

“Në marrëveshje ka elemente të autonomisë, por të llojit që quhen funksionale, kulturore, financiare e ekonomike. Aty nuk ka autonomi legjislative apo ekzekutive sepse ai asociacion nuk do të ketë Qeveri”, ka thënë Selimi.