UBT

“Marrëveshja finale Kosovë-Serbi s’ka pse ta ketë njohjen formale”

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Ish-përfaqësuesi Special i SHBA-së për “Bisedimet për Statusin e Kosovës”, Frank G. Wisner, ka deklaruar se Kosova dhe Serbia mund të jetojnë edhe pa e njohur njëra-tjetrën.

Sipas tij, marrëveshja finale mes Kosovës dhe Serbisë s’ka pse ta ketë njohjen formale meqë Kosova dhe Serbia mund të bashkëpunojnë në shumë fusha edhe pa ia njohur sovranitetin njëra-tjetrës.

Wisner është i bindur se edhe kështu “ka një rrugë përpara”.“Shoh një zgjidhje të pjesshme dhe kjo është nëse të dyja palët mund të bien dakord të jetojnë krah për krah pa e njohur formalitetin e sovranitetit”, tha ai për Albanian Post, duke komentuar rastin se nëse nuk ka zgjidhje me njohje.

“Është e mundur që Kosova dhe Serbia të gjejnë gjuhën e përbashkët, me të cilën mund të bëjnë tregti, të udhëheqin çështjet kulturore, mund të bëjnë shkëmbime shkencore, mund të kryejnë transaksione financiare dhe investime, mund të lejojnë hapjen e rrugëve dhe të lëvizin”.“Unë besoj se kjo do të ishte e mundur, por nuk mund të bëhet nëse Kosova insiston që Serbia të sigurojë njohjen e pavarësisë”.

UBT

Për më tepër, Wisner e ka bindje gjithashtu që “Serbia as nuk do t’i sigurojë Kosovës hyrje të lehtë në Organizatë e Kombeve të Bashkuara”.“Pra, nëse dikush është i përgatitur të pranojë zgjidhje praktike ajo mund të gjendet, nëse dikush dëshiron të gjejë sovranitet në OKB nuk mendoj se zgjidhjet janë të mundshme”.

Për Wisner arritja e një pajtimi final s’është se do u bënte mirë veç dy shteteve, Kosovës dhe Serbisë, por do ta prosperonte “të gjithë rajonin”.

Marrëveshja dhe shkëmbimet e më pasme “i shtyjnë ata të jetojnë krah për krah në paqe”.

Dhe përkundër se Serbia nuk do e njihte formalisht Kosovën, ai deklaron se “megjithatë mëson të jetojë me Kosovën e pavarur”.Wsiner ishte emëruar në këtë post nga Sekretarja e Shtetit, Condoleezza Rice, në vitin 2005.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.