FIDANISHTJA

Marrëveshja e shpejtë në favor të Serbisë

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Arritja e një marrëveshjeje brenda pak muajsh ndërmjet Kosovës dhe Serbisë vlerësohet se është në favor të Serbisë pasi ia mundëson ecjen drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, ndërkohë që Kosova ende mbetet larg këtij procesi. Opozita dhe shoqëria civile thonë se Kosova nuk duhet ta vazhdojë fazën finale të dialogut pa arritjen e një konsensusi të brendshëm, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Serbisë po i ngutet që brenda këtij viti ta përfundojë dialogun me Kosovën në mënyrë që sa më shpejt t’i hapë kapitujt e mbetur në kuadër të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Megjithatë opozita kosovare dhe shoqëria civile vlerësojnë se Kosovës nuk duhet t’i ngutet pasi është ende larg anëtarësimit në BE, prandaj thonë se fillimisht duhet të arrihet konsensusi i brendshëm dhe më pas të vazhdohet faza finale e dialogut, e cila ka filluar të dielën.

Uji Dea

Ndërkohë, edhe mediet serbe gjatë së martës raportuan se Bashkimi Evropian ia ka bërë të qartë Serbisë se arritja e një marrëveshjeje ligjërisht obliguese me Kosovën është vendimtare për rrugën e Serbisë drejt integrimeve evropiane.

Në dokumentin e përgatitur nga Këshilli i Ministrave janë të përfshirë disa rekomandime për Serbinë dhe bëhet e qartë se ajo duhet t’i përshpejtojë negociatat me Kosovën për normalizimin e raporteve.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.